Vitabiotics Ultra Cranberry 750mg x 30 Tablets
Suplementi ka si përbërës kryesorë në formulën e tij ekstraktin e boronicës së kuqe, në një dozë prej 750 mg në çdo tabletë.
Boronicat e kuqe (Vaccinium macrocarpon) përmbajnë proantocianidine,të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e traktit urinar dhe në ruajtjen e ekuilibrit mikrobiologjik në sistemin urinar.
Këto pigmentë natyralë mund të pengojnë ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës, duke ulur mundësinë e infeksioneve urinare.
Suplementi Vitabiotics Ultra Cranberry përdor boronica të përqendruara, të cilat ofrojnë efektivitet të lartë pa pasur nevojë për konsumin e sasive të mëdha të frutave të freskëta. Secila tabletë përmban 750 mg ekstrakt boronicë, ekuivalent me mbi 18 g boronicash të freskëta, duke siguruar përfitime të qëndrueshme dhe të matshme.
Përveç efektit të saj mbi traktin urinar, boronica e kuqe ka propritet antioksidues, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga efektet e stresit oksidativ dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
Përbërësit e zgjedhur janë nga kultura të kontrolluara, të përzgjedhura për cilësi, ngjyrë dhe përmbajtje aktive, duke garantuar një produkt të sigurt dhe efektiv.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e përditshëm të traktit urinar.
- Aktivitet antioksidues për mbrojtje qelizore.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm nga të rriturit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Tabletë |
|
Cranberry Extract 25:1 |
750 mg |
Përbërësit:
Cranberry Extract, Maltodextrin, Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Polydextrose, Talc, Medium Chain Triglycerides, Colours: Calcium Carbonate, Iron Oxides), Anti-Caking Agents: Stearic Acid, Magnesium Stearate & Silicon Dioxide.