SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Ultra Magnesium 375mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë magnezi, i formuluar për të mbështetur funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor, reduktimin e lodhjes dhe mirëmbajtjen e ekuilibrit elektrolitik, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
Vitabiotics41
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Magnez me përqendrim optimal:

Magnezi luan një sërë rolesh të rëndësishme në organizëm, duke ndihmuar në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë. Suplementi Ultra Magnesium përmban magnez me cilësi sipas standardit të British Pharmacopoeia. Dy tableta Ultra Magnesium sigurojnë 100% (375 mg) të Vlerës Referuese të Ushqyesve (NRV%) për magnezin.

Suplementi Vitabiotics Ultra Magnesium mund të jetë i përshtatshëm për personat: 

  1. Me stil jetese të ngarkuar. 
  2. Që kërkojnë mbështetje shtesë për kockat.
  3. Mbi moshën 50 vjeç. 

Çlirimi i energjisë & reduktimi i lodhjes:

Magnezi ndihmon trupin të ruajë çlirimin normal të energjisë nga ushqimi dhe gjithashtu kontribuon në reduktimin e lodhjes.

Funksioni i muskujve:

Magnezi ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve. Ai gjithashtu kontribuon në sintezën normale të proteinave dhe luan rol në ndarjen qelizore, dy procese të përfshira në zhvillimin e muskujve.

Funksioni psikologjik dhe i sistemit nervor:

Magnezi kontribuon në funksionin normal psikologjik. Truri është një rrjet kompleks neuronal dhe magnezi gjithashtu ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.

Kockat dhe dhëmbët:

Prania e mineralit magnez, përveçse kontribuon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, ndihmon gjithashtu në sintezën normale të proteinave dhe në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionin normal të muskujve. 
  2. Kontribuon në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. 
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes. 
  4. Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërës Vlerat mesatare për 2 Tableta % NRV

Magnesium

375 mg 100 %

Përbërësit;  Magnesium Hydroxide, Bulking Agents: Microcrystalline Cellulose, Dibasic Calcium Phosphate & Potato Starch, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Glycerin, Colour: Calcium Carbonate), Anti-caking Agents: Silicon Dioxide, Stearic Acid, Purifi¬ed Talc & Magnesium Stearate, Polyvinylpyrrolidone.

Back to Top