SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Ultra Omega 3-6-9 x 60 Capsules

Suplement ushqimor me përbërje të pasur të acideve yndyrore Omega 3, 6 dhe 9, i formuluar për të mbështetur shëndetin e zemrës, funksionin normal të trurit, sistemin imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
Vitabiotics42
Special Price 1 560 Lekë Regular Price 1 950 Lekë
-20%

Kapsulat e suplementit Vitabiotics Ultra Omega 3-6-9 ofrojnë një burim të pasur të acideve yndyrore esenciale.

Çdo kapsulë 3-në-1 përmban vajra të zgjedhur me kujdes:

  1. Omega-3: Nga vaji i peshkut (pastërti e lartë). 
  2. Omega-6: Nga vajrat e farës së rrushit të zi dhe farës së kungullit. 
  3. Omega-9: Nga vaji i ullirit (cilësi sipas European Pharmacopoeia). 

Gjithashtu përmban Vitaminë E, e cila kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe ndihmon gjithashtu në ruajtjen e vajit me pastërti të lartë.

Suplementi VitabioticsUltra Fish Oils ofron një burim të pasur të acideve yndyrore esenciale DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid), të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale, sepse trupi nuk mund t’i prodhojë me efikasitet dhe duhet t’i marrë nga ushqimi.

Garancia për pastërti dhe cilësi:

Vaji i peshkut kalon një proces rigoroz pastrimi, duke përfshirë distilim të shumëfishtë dhe filtrim shtesë, për të siguruar vajin më të pastër. Çdo lot testohet me kujdes, certifikohet dhe është plotësisht në përputhje me rregullat strikte të BE dhe OBSH për ndotësit mjedisorë. Kjo garanton standardet më të larta të pastërtisë, të lira nga ndotës si merkuri, dioksinat dhe PCB-të.

Peshkimi i kujdeshëm: 

Vaji i peshkut për Omega-3 i përdorur në Ultra Omega 3-6-9 përbëhet nga trigliceridet me cilësi të lartë, të nxjerra nga peshq të vegjël yndyrorë, përfshirë sardelat dhe anchovat. Peshkimi nuk ndodh gjatë periudhave kryesore të riprodhimit, dhe metodat e aprovuara të peshkimit sigurojnë madhësinë minimale të peshkut, në mënyrë që peshqit më të vegjël të mbijetojnë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. 
  2. Ndihmon në funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor. 
  3. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ falë Vitaminës E.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Kapsulë % NRV

Fish Oil

400 mg *

-of which Omega‑3 fatty acids

116 mg *

Blackcurrant Seed Oil

100 mg *

– of which Omega‑6 fatty acids

51 mg *

Pumpkin Seed Oil

100 mg *

– of which Omega‑6 fatty acids

45 mg *

Olive Oil (EP Grade)

60 mg *

– of which Omega‑9 fatty acids

28 mg *

Vitamin E (DL‑Alpha Tocopheryl Acetate)

9.8 mg α‑TE 82 %

Përbërësit; Omega-3 Fish Oil (from Fish), Capsule Shell (Pharmaceutical Grade Gelatin [Halal Bovine Source], Glycerin), Blackcurrant Seed Oil, Pumpkin Seed Oil, Olive Oil, Vitamin E (DL-Alpha Tocopheryl Acetate). 

Back to Top