Vitabiotics Ultra Omega-3 High Purity Fish Oil x 60 Capsules
Ultra Omega 3:
Kapsulat Ultra Omega 3 nga Vitabiotics janë të formuluar për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe pastërtisë. Ato janë të formuluara me vaj peshku me cilësi farmaceutike dhe janë me forcë të lartë, përmbajnë 60% acide yndyrore omega 3. Kapsulat e suplementit Vitabiotics Ultra Omega 3 ofrojnë një burim të pasur të acideve yndyrore omega 3 DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid), të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. DHA ndihmon në ruajtjen e shikimit normal dhe funksionit të trurit. DHA dhe EPA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.
Vitaminë E:
Kapsulat e suplementit Ultra Omega 3 përmbajnë gjithashtu vitaminë E natyrale, një përbërës thelbësor dhe antioksidant mbrojtës, i cili ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe gjithashtu mbron vajin me pastërti të lartë.
Për të parandaluar shijen e peshkut, Ultra Omega 3 përdor një kapsulë inovative me aromë portokalli.
Procesi i Pastrimit Opti-Pure:
Ultra Omega 3 kalon një proces unik pastrimi Opti-Pure, duke përfshirë distilim të shumëfishtë dhe filtrim shtesë, për të siguruar cilësinë më të lartë të vajrave detarë. Çdo lot testohet me kujdes, certifikohet dhe është plotësisht në përputhje me rregullat strikte të BE-së dhe OBSH-së për ndotësit mjedisorë. Vaji me cilësi premium i përdorur në Ultra Omega 3 është i klasës më të lartë.
Peshkimi i kujdsshëm:
Vaji i peshkut për Ultra Omega 3 vjen vetëm nga peshkimi i qëndrueshëm dhe i kujdesshëm në ambiente me rregullime të rrepta, duke përdorur lloje peshqish të egër dhe të pastër, të cilët nuk janë në rrezik zhdukjeje. Peshkimi nuk ndodh gjatë periudhave kryesore të riprodhimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmban 60% acide yndyrore Omega 3, duke siguruar dozë të lartë në një kapsulë.
- Suplementi ka një shije të këndshme portokalli që e bën më të thjeshtë dhe më të lehtë marrjen e tij.
- Mbështet shëndetin e zemrës, funskionin normal të trurit dhe mirëqënien e përgjithshme të organizmit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 2 Kapsula | % NRV |
|
Omega‑3 Fish Oil |
1080 mg | * |
|
Providing |
||
|
EPA (Eicosapentaenoic Acid) |
355 mg | * |
|
DHA (Docosahexaenoic Acid) |
235 mg | * |
|
Vitamin E |
11 mg α‑TE | 92 % |
Përbërësit; Omega-3 Fish Oil (from Fish), Capsule Shell (Pharmaceutical Grade Gelatin [Halal Bovine Source], Glycerin, Orange Flavour), Vitamin E (D-Alpha Tocopherol).