Vitabiotics Ultra Vitamin B Complex x 60 Tablets
Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin B Complex përmban të tetë vitaminat që bëjnë pjesë në grupin e vitaminave B, të tilla si; Vitamina B1 (Tiamina), B2 (Riboflavina), B3 (Niacina), B5 (Acidi Pantotenik), B6 (Piridoksina), B7 (Biotina), B9 (Acidi Folik), B12 (Cianokobalamina), të cilat luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në trup dhe janë thelbësore për mbajtjen e shëndetit të përgjithshëm, përfshirë shëndetin e flokëve dhe lëkurës, si dhe për funksionimin normal të sistemit nervor.
Vitaminat B janë vitamina të tretshme në ujë, që do të thotë se ato ekskretohen në urinë dhe mund të eleminohen shpejt nga trupi.
Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin B mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm për:
- Atletët dhe sportistët.
- Personat me stil jete të ngarkuar.
- Vegjetarianët dhe veganët.
- Personat mbi moshën 50 vjeç.
- Ata që kërkojnë një shtesë ushqyese ekstra.
Truri dhe Sistemi Nervor:
Vitaminat B, përfshirë B6, thiaminën (B1), riboflavinën (B2), niacinën (B3) dhe biotinën (B7) kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor, ndërsa acidi pantotenik (B5) kontribuon në performancën normale mendore.
Shëndeti i flokëve dhe lëkurës:
Biotina (B7) ndihmon në mirëmbajtjen e flokëve normalë, ndërsa riboflavina (B2) dhe niacina (B3) ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës normale.
Çlirimi i energjisë:
Riboflavina (B2) kontribuon në metabolizmin normal të hekurit, i cili ndihmon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës për transportin normal të oksigjenit në trup. Së bashku me vitaminat B6, B12, niacinën (B3) dhe acidin pantotenik, kontribuojnë në çlirimin normal të energjisë dhe reduktimin e lodhjes.
Shëndeti i zemrës dhe nivelet e homocisteinës:
Tiamina (B1) kontribuon në funksionimin normal të zemrës. Vitamina B12 dhe acidi folik (B9) kontribuojnë në metabolizmin normal të homocisteinës, një faktor i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.
Funksioni i sistemit imunitar:
Vitaminat B6, B12 dhe acidi folik kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Tabletë | % NRV |
|
Thiamin (Vitamin B1) |
5 mg | 455 % |
|
Riboflavin (Vitamin B2) |
1,4 mg | 100 % |
|
Niacin (Vitamin B3) |
16 mg NE | 100 % |
|
Vitamin B6 |
5 mg | 357 % |
|
Folic Acid (Vitamin B9) |
200 µg | 100 % |
|
Vitamin B12 |
50 µg | 2000 % |
|
Biotin (Vitamin B7) |
25 µg | 50 % |
|
Pantothenic Acid (Vitamin B5) |
6 mg | 100 % |
Përbërësit: Maltodextrin, Niacin (Nicotinamide), Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Thiamin (Vitamin B1 as Mononitrate), Pantothenic Acid (as Calcium Salt), Vitamin B12 (Cyanocobalamin), Vitamin B6 (Pyridoxine HCI), Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Polydextrose, Medium Chain Triglycerides, Colours: Calcium Carbonate, Iron Oxide), Anti-Caking Agents: Silicon Dioxide, Magnesium Stearate & Stearic Acid, Riboflavin, Folic Acid (as Pteroylmonoglutamic Acid), Biotin.