SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Ultra Vitamin C 1000mg Fizz With Zinc x 20 Tablets

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë të vitaminës C, me shije portokalli që vjen në formën e tabletave eferveshente dhe është i formuluar për të mbështetur sistemin imunitar, sintezën e kolagjenit dhe çlirimin e energjisë.
In stock
SKU
Vitabiotics47
Special Price 720 Lekë Regular Price 900 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin C Fizz ofron 1000 mg vitaminë C, e balancuar me kujdes me zink për efekt maksimal.

Të dy këta përbërës jetësorë ndihmojnë në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit imunitar. Vitamina C gjithashtu kontribuon në funksionimin normal psikologjik, funksionimin normal të sistemit nervor, sintezën normale të kolagjenit dhe rrit përthithjen e hekurit jo-heme. Hekuri është minerali thelbësor për formimin e gjakut të shëndetshëm.

Formulë efervescente:

Ultra Vitamin C Fizz vjen në një formulë efervescente që krijon një pije freskuese me aromë portokalli. Është ideale për ata që preferojnë një alternativë ndaj tabletave ose kapsulave.

Ultra Vitamin C Fizz mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm për:

  1. Mbështetjen e sistemit imunitar.
  2. Atletët dhe sportistët.
  3. Personat mbi moshën 50 vjeç.
  4. Personat me stil jete të ngarkuar.
  5. Ata që preferojnë një alternative tjetër ndaj tabletave. 

Mbështetja e Sistemit Imunitar:

Vitamina C dhe zinku janë të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, pasi të dy kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Vitamina C gjithashtu ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit imunitar gjatë dhe pas ushtrimeve fizike intensive, duke e bërë Ultra Vitamin C Fizz një shtesë ideale për çantën tuaj të palestërës ose aktiviteteve të tjera fizike.

Sinteza e Kolagjenit:

Vitamina C është një kofaktor për sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërcit, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Përmirëson përthithjen e hekurit nga organzimi:

 Vitamina C rrit përthithjen e hekurit jo-heme, minerali i domosdoshëm për formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është i rëndësishëm për trupin pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në të gjitha qelizat dhe organet.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Hidhni tabletën efervescente në një gotë me ujë gjysmë të mbushur dhe lëreni të shkrijë derisa të formohet një tretësirë si limonadë me shije portokalli.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë efervescente në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

20 Tableta efervescente
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Vitamin C

1000 mg 1250 %

Zinc 

5 mg 50 %

Përbërësit:  Vitamin C (Ascorbic Acid), Acidity Regulator: Sodium Bicarbonate, Citric Acid, Sweeteners: Sorbitol & Sucralose, Natural Orange Flavouring, Maize Starch, Natural Source Colours: Betacarotene Prep. & Redbeet Powder, Zinc Citrate.

Back to Top