SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Ultra Vitamin C 500mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor me një dozë të fuqishme të vitaminës C, e cila mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, prodhimin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
Vitabiotics48
Special Price 960 Lekë Regular Price 1 200 Lekë
-20%

Vitabiotics Ultra Vitamin C ofron vitaminë C me çlirim të ngadaltë, e formuluar me 25 mg bioflavonoide citrus, për përthithje maksimale dhe efektivitet të lartë. Ultra Vitamin C ofron vitaminë C me cilësi të standardit të British Pharmacopoeia.

Vitamina C kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe nervor, si dhe në funksionin normal psikologjik. Ajo gjithashtu përmirëson përthithjen e hekurit jo-hem, i cili është një mineral i domosdoshëm për formimin e shëndetshëm të gjakut, dhe mbështet formimin normal të kolagjenit.

Ultra Vitamin C mund të jetë veçanërisht e përshtatshme për: 

  1. Mbështetje imunitare.
  2. Atletë, sportistë. 
  3. Personat mbi moshën 50 vjeç. 
  4. Ata me stile jetese të ngarkuara. 

Mbrojtja e qelizave:

Bioflavonoidet janë një grup pigmente bimore përgjegjëse për ngjyrat e shumë frutave. Bioflavonoidet citrus janë ato bioflavonoide që gjenden në frutat citrus si limoni, portokalli, mandarina, grepfruti, etj.

Radikalet e lira prodhohen në tepricë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes, dritës së diellit dhe faktorëve të tjerë si tymi i duhanit dhe jetesa moderne.

Vitamina C mbështet aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Sinteza e Kolagjenit:

 Vitamina C është një kofaktor për sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërcit, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Një sistem imunitar dhe nervor normal:

Sasia shtesë e vitaminës C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, pasi kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe nervor. Gjithashtu, vitamina C kontribuon në funksionin normal psikologjik.

Mbështetje për përthithjen e hekurit:

Disa ushqime dhe pije përmbajnë substanca që pengojnë thithjen e hekurit, përfshirë çajin dhe kafenë. Vitamina C rrit thithjen e hekurit jo-hem, mineralit të domosdoshëm për formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është i rëndësishëm për trupin, pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në të gjitha qelizat dhe organet.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Vitamin C (as Ascorbic Acid)

500 mg 625 %

Citrus Bioflavonoids

25 mg *

Përbërësit;  Vitamin C (Ascorbic Acid [Carrier: Hydroxypropylmethylcellulose]), Bulking Agents: Dibasic Calcium Phosphate & Microcrystalline Cellulose, Sustained Release Agent: Hydroxypropylmethylcellulose, Citrus Bioflavonoids, Anti-Caking Agents: Magnesium Stearate and Silicon Dioxide, Xanthan Gum.

Back to Top