SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Ultra Vitamin D 1000IU x 96 Tablets

Suplement ushqimor që ofron një dozë të fuqishme të vitaminës D, e cila mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
Vitabiotics50
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin D Tablets ofron një dozë të fuqishme prej 1000 IU të Vitaminës D. Vitamina D luan një rol thelbësor për mirëqenien e përgjithshme dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Vitamina D sintetizohet nga trupi kur ekspozohet ndaj dritës së diellit.

Çfarë është vitamina D?

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në ushqime si kërpudhat, peshqit me yndyrë, gjalpi dhe të verdhat e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që ndoshta janë më të gjera se çdo vitaminë tjetër.

Vitamina D ndihmon në:

  1. Funksionimin normal të sistemit imunitar.
  2. Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale.
  3. Përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit. 
  4. Funksionin normal të muskujve.
  5. Nivelin normal të kalciumit në gjak.
  6. Procesin e ndarjes së qelizave. 

Për të rriturit mbi 60 vjeç, është treguar gjithashtu se marrja ditore e vitaminës D prej 20 µg ose më shumë nga të gjitha burimet ndihmon në uljen e rrezikut të rrëshqitjes dhe rënies, të lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve.

Vitamina D në dietë dhe përfitimet shëndetësore:

Vitamina D gjendet natyralisht në disa ushqime (p.sh. peshq me yndyrë si harenga, sardele, vajra të mëlçisë së peshkut, vezë, gjalp) dhe në disa ushqime të fortifikuara (p.sh. margarinë, disa drithëra, disa kos). Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj këshillat për dieta me pak yndyrë mund të kontribuojnë në marrje të reduktuar nga ushqimet dhe prandaj mund të nevojitet suplementimi dietik.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një dietë mesatare siguron 3 deri në 4 µg vitaminë D në ditë, dhe pak më shumë nëse konsumohet peshk me yndyrë.

Përfitimet e Vitabiotics Ultra Vitamin D 1000 IU janë: 

  1. Siguron 1000 IU (25 μg) vitaminë D3 për secilën tabletë.
  2. Mbështet imunitetin, shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe funksionin e muskujve.
  3. I përshtatshëm për vegjetarian. Pa gluten, maja, laktozë, konservues dhe ngjyra artificiale.
  4. Forma identike e vitaminës D që prodhohet natyralisht nga trupi.
  5. Dozë e përshtatshme një herë në ditë.
  6. Suplementi i thjeshtë dhe i lehtë në përdorim.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

96 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Vitamin D3 (as Cholecalciferol)

25 µg (1000 IU) 500 %

Përbërësit;  Maltodextrin, Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Vitamin D3 (Cholecalciferol, Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol), Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Isomalt, Medium Chain Trigylcerides, Colour: Calcium Carbonate), Anti-Caking Agents: Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate.

Back to Top