Vitabiotics Ultra Vitamin D 2000IU x 96 Tablets
Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin D Tablets ofron një dozë të fuqishme prej 2000 IU të Vitaminës D. Vitamina D luan një rol thelbësor për mirëqenien e përgjithshme dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Vitamina D sintetizohet nga trupi kur ekspozohet ndaj dritës së diellit.
Çfarë është vitamina D?
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në ushqime si kërpudhat, peshqit me yndyrë, gjalpi dhe të verdhat e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që ndoshta janë më të gjera se çdo vitaminë tjetër.
Vitamina D ndihmon në:
- Funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale.
- Përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit.
- Funksionin normal të muskujve.
- Nivelin normal të kalciumit në gjak.
- Procesin e ndarjes së qelizave.
Për të rriturit mbi 60 vjeç, është treguar gjithashtu se marrja ditore e vitaminës D prej 20 µg ose më shumë nga të gjitha burimet ndihmon në uljen e rrezikut të rrëshqitjes dhe rënies, të lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve.
Vitamina D në dietë dhe përfitimet shëndetësore:
Vitamina D gjendet natyralisht në disa ushqime (p.sh. peshq me yndyrë si harenga, sardele, vajra të mëlçisë së peshkut, vezë, gjalp) dhe në disa ushqime të fortifikuara (p.sh. margarinë, disa drithëra, disa kos). Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj këshillat për dieta me pak yndyrë mund të kontribuojnë në marrje të reduktuar nga ushqimet dhe prandaj mund të nevojitet suplementimi dietik. Në Mbretërinë e Bashkuar, një dietë mesatare siguron 3 deri në 4 µg vitaminë D në ditë, dhe pak më shumë nëse konsumohet peshk me yndyrë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson përthithjen e kalciumit dhe fosforit, të cilat janë elemente thelbësore për ruajtjen e densitetit kockor dhe dhëmbëve të fortë.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, duke ndihmuar organizmin të përballojë infeksionet.
- Mbështet performancën normale të muskujve.
- Përmban Vitaminë D3 (kolekalciferol), forma e preferuar që prodhohet natyrshëm nga organizmi gjatë ekspozimit në rrezet e diellit.
- Suplementi është i përshtatshëm për vegjetarianë dhe formulohet pa ngjyrues artificialë, konservues, laktozë, maja apo gluten.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Tabletë | % NRV |
|
Vitamin D3 (Cholecalciferol) |
50 µg (2000 IU) | 1000 % |
Përbërësit; Maltodextrin, Vitamin D3 (Cholecalciferol, Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol), Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Isomalt, Medium Chain Triglycerides, Colour: Calcium Carbonate), Anti-Caking Agents: Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate.