Vitabiotics Ultra Vitamin D x 50 Gummies
Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin D Gummies ofron një dozë të fuqishme prej 1000 IU të Vitaminës D në formën e gummies (karameleve të përtypshme) dhe të shijshme.
Vitamina D luan një rol thelbësor për mirëqenien e përgjithshme dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. Vitamina D sintetizohet nga trupi kur ekspozohet ndaj dritës së diellit.
Çfarë është vitamina D?
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në ushqime si kërpudhat, peshqit me yndyrë, gjalpi dhe të verdhat e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që ndoshta janë më të gjera se çdo vitaminë tjetër.
Vitamina D ndihmon në:
- Funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale.
- Thithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit.
- Funksionin normal të muskujve.
- Nivelin normal të kalciumit në gjak.
- Procesin e ndarjes së qelizave.
Për të rriturit mbi 60 vjeç, është treguar gjithashtu se marrja ditore e vitaminës D prej 20 µg ose më shumë nga të gjitha burimet ndihmon në uljen e rrezikut të rrëshqitjes dhe rënies, të lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve.
Vitamina D në dietë dhe përfitimet shëndetësore:
Vitamina D gjendet natyralisht në disa ushqime (p.sh. peshq me yndyrë si harenga, sardele, vajra të mëlçisë së peshkut, vezë, gjalp) dhe në disa ushqime të fortifikuara (p.sh. margarinë, disa drithëra, disa kos).
Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj këshillat për dieta me pak yndyrë mund të kontribuojnë në marrje të reduktuar nga ushqimet dhe prandaj mund të nevojitet suplementimi dietik.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një dietë mesatare siguron 3 deri në 4 µg vitaminë D në ditë, dhe pak më shumë nëse konsumohet peshk me yndyrë.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 karamele të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e përdorni tek fëmijët më të vegjël se 12 vjeç.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Gummy | % NRV |
|
Vitamin D3 (as cholecalciferol) |
25 µg (1000 IU) | 500 % |
Përbërësit: Wheat Glucose Syrup, Sugar, Gelling Agent: Fruit Pectin, Acidity Regulators: Citric Acid & Potassium Citrate, Natural Orange Flavouring, Vitamin D3 (Cholecalciferol, Carriers: Pea Protein, Maltodextrin, Gum Acacia), Coating: Vegetable Oils (Coconut Oil, Rapeseed Oil) and Glazing Agent (Carnauba Wax), Antioxidant: Mixed Tocopherols, Botanical Blend (Carrot Extract, Safflower Extract and Apple Extract).