SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Ultra Vitamin D3 4000 IU x 96 Tablets

Suplement ushqimor me dozë të lartë të vitaminës D3 (kolekalciferol), i formuluar për të mbështetur funksionimin normal të sistemit imunitar, shëndetin e kockave dhe muskujve, si dhe përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit në organizëm, veçanërisht për individët me nevoja të shtuara për vitaminë D.
In stock
SKU
Vitabiotics52
Special Price 2 800 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin D Tablets ofron një dozë të fuqishme prej 2000 IU të Vitaminës D. Vitamina D luan një rol thelbësor për mirëqenien e përgjithshme dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Vitamina D sintetizohet nga trupi kur ekspozohet ndaj dritës së diellit.

Çfarë është vitamina D?

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në ushqime si kërpudhat, peshqit me yndyrë, gjalpi dhe të verdhat e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që ndoshta janë më të gjera se çdo vitaminë tjetër.

Vitamina D ndihmon në:

  1. Funksionimin normal të sistemit imunitar.
  2. Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale.
  3. Përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit.
  4. Funksionin normal të muskujve.
  5. Nivelin normal të kalciumit në gjak.
  6. Procesin e ndarjes së qelizave. 

Për të rriturit mbi 60 vjeç, është treguar gjithashtu se marrja ditore e vitaminës D prej 20 µg ose më shumë nga të gjitha burimet ndihmon në uljen e rrezikut të rrëshqitjes dhe rënies, të lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve.

Vitamina D në dietë dhe përfitimet shëndetësore:

Vitamina D gjendet natyralisht në disa ushqime (p.sh. peshq me yndyrë si harenga, sardele, vajra të mëlçisë së peshkut, vezë, gjalp) dhe në disa ushqime të fortifikuara (p.sh. margarinë, disa drithëra, disa kos). Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj këshillat për dieta me pak yndyrë mund të kontribuojnë në marrje të reduktuar nga ushqimet dhe prandaj mund të nevojitet suplementimi dietik. Në Mbretërinë e Bashkuar, një dietë mesatare siguron 3 deri në 4 µg vitaminë D në ditë, dhe pak më shumë nëse konsumohet peshk me yndyrë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit imunitar dhe mbështet ndarjen qlizore të shëndetshme të qelizave. 
  2. Lehtëson përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, të cilët janë thelbësorë për ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të muskujve. 
  4. Përmban Vitaminë D3 (kolekalciferol), forma e prodhuar natyrshëm nga trupi i njeriut, gjatë ekspozimit në diell.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

96 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Vitamin D3 (Cholecalciferol)

100 µg (4000 IU) 2000%

Përbërësit; Vitamin D3 (Cholecalciferol, Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol), Maltodextrin, Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Medium Chain Triglycerides, Isomalt, Colour: Calcium Carbonate), Anti-Caking Agents: Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate.

Back to Top