Vitabiotics Ultra Vitamin K2 x 60 Tablets
Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin K2 përmban 150 µg Vitaminë K2 në formën MK-7 (Menaquinone-7), e cila ka biodisponibilitet më të lartë krahasuar me format e tjera dhe qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut, duke mundësuar një dozë të përshtatshme ditore.
Çfarë është Vitamina K2?
Vitamina K2 luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe është thelbësore për mbështetjen e ruajtjes së kockave normale dhe koagulimin normal të gjakut.
Suplementi Vitabiotics Ultra Vitamin K2 përdor një formë të specializuar dhe me cilësisi të lartë premium të vitaminës K.
Përfitimet kryesore të Vitaminës K2:
- Ndihmon në qarkullimin normal të gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt.
- Promovon dhe përmirëson fortësinë e eshtrave duke aktivizuar osteokalcinën, e cila është një proteinë që lidh kalciumin me matricën kockore për të ruajtur forcën dhe dendësinë e kockave.
- Mbron zemrën duke parandaluar depozitimin e kalciumit në arterie, duke aktivizuar proteinën Matrix GLA (MGP), e cila drejton kalciumin larg indeve të buta si arteriet dhe e depoziton atë në kocka.
- Shpesh rekomandohet të merret së bashku me Vitaminë D, pasi vitamina D përmirëson përthithjen e kalciumit, ndërsa K2 siguron që kalciumi të depozitohet në kocka dhe jo në arterie.
Karakteristikat kryesore:
- Suplementi përmban vitaminën K në formën e MK-7 (Menaquinone-7), e cila është më bioaktive dhe me efekt afatgjatë.
- Suplement është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
- Pa ngjyrues artificialë, konservues, laktozë apo gluten.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vakjtit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Tabletë | % NRV |
|
Vitamin K2 (as MK-7, Menaquinone-7) |
150 µg | 200 % |
Përbërësit; Calcium Carbonate, Bulking Agent (Microcrystalline Cellulose), Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Medium Chain Triglycerides, Polydextrose, Colours [Calcium Carbonate and Copper Chlorophyllin {Natural Source}]), Vitamin K2 (as Menaquinone-7), Anti-Caking Agent (Magnesium Stearate).