SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Wellbaby Multivitamin Liquid, 150ml

Suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për fëmijët nga 6 muaj deri në 4 vjeç, i cili ofron një kombinim të plotë vitaminash dhe mineralesh thelbësore për të mbështetur rritjen e shëndetshme, zhvillimin e kockave, funksionimin e sistemit imunitar dhe energjinë e përgjithshme të fëmijës.
In stock
SKU
Vitabiotics57
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Wellbaby Multivitamin Liquid është ideal për foshnjat dhe fëmijët e vegjël nga 6 muaj deri në 4 vjeç, duke ofruar një gamë të plotë dhe të balancuar prej 14 vitaminash dhe mineralesh thelbësore. Përmban malt nga Alpet zvicerane dhe ka një shije të këndshme portokalli, që e bën më të lehtë marrjen e këtij suplementi nga fëmijët.

Formula e suplementit Vitabiotics Wellbaby Multivitamin Liquid përfshin vitaminat A, C dhe D. Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar rekomandon që të gjithë fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjeç të marrin një suplement që përmban këto vitamina.

Mbështetje ushqimore e përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin:

Vitabiotics Wellbaby Multivitamin Liquid siguron një mbrojtje ushqimore ideale në periudhën kur foshnjat kanë nevojë të lartë për përbërës në raport me madhësinë e trupit, për të mbështetur rritjen e shpejtë fizike dhe zhvillimin e kockave, muskujve, gjakut dhe trurit.

Përbërësit kryesorë përfshijnë:

 Hekur, i cili kontribuon në zhvillimin normal njohës të fëmijës.

Vitamina D (10 µg), e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave dhe për funksionimin normal të sistemit imunitar.

Çfarë është zhvillimi njohës (cognitive development)?

Është e lehtë të vëzhgoni ndryshimet në peshë dhe madhësi te foshnja juaj ndërsa rritet nga foshnja në fëmijë të vegjël, por nuk është gjithmonë e dukshme çfarë po ndodh brenda trurit. Që nga momenti i lindjes, truri i foshnjës punon intensivisht për të zhvilluar aftësitë e perceptimit, mendimit, kujtesës, gjuhës dhe koordinimit fizik. Procesi i të mësuarit të këtyre aftësive gradualisht quhet zhvillim njohës.

Arsye të tjera për t`i dhënë fëmijës suaj suplementin Vitabiotics Wellbaby Multivitamin Liquid janë:

  1. Formula e suplementit bazohet në kërkime shkencore të fundit, me nivele të sigurta të përbërësve të zgjedhura me kujdes për nevojat specifike të foshnjave në rritje. 
  2. Prodhuar sipas standardeve të larta të GMP (Good Manufacturing Practice) për kontroll të cilësisë. 
  3. Pa ngjyra, aromat ose ëmbëlsues artificialë. -Pa laktozë, alkool ose maja.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për fëmijët e moshës 6 muaj-4 vjeç.

Rekomandohet të jepni 1 lugë çaji (5 ml) 1 herë në ditë.

Mund ta përzieni në qumështin ose në ujin e zakonshëm të fëmijës.

Tundeni mirë shishen përpara përdorimit.

Dozën prej 5 ml merreni me anë të shiringës matëse që përmban vetë ambalazhi.

Mos e tejakaloni dozën e rekomanduar.

Këshillohet që suplementi të merret menjëherë përpara ushqimit.

Këshillohet që përpara se të nisni përdorimin e suplementit tek foshnja juaj të konsultoheni me mjekun pediatër ose farmacistin tuaj për siguri maksimale.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 150 ml.
Përbërësit Vlerat mesatare për 5 ml % NRV

Vitamin A

133 µg RE 17 %

Vitamin D (as D3)

10 µg 200 %

Vitamin E

5 mg α‑TE 42 %

Vitamin C

30 mg 38 %

Thiamin (Vitamin B1)

0.5 mg 45 %

Riboflavin (Vitamin B2)

0.8 mg 57 %

Niacin (Vitamin B3)

6 mg NE 38 %

Vitamin B6

0.5 mg 36 %

Folic Acid

80 µg 40 %

Vitamin B12

1 µg 40 %

Pantothenic Acid

2 mg 33 %

Iron

4 mg 29 %

Zinc

2.5 mg 25 %

Copper

150 µg 15 %

Malt Extract

500 mg *

Përbërësit; Purified Water, Raw Cane Sugar, Malt Extract (from Barley), Vitamin C (Ascorbic Acid), Ferric Ammonium Citrate, Thickening Agent: Xanthan Gum, Zinc Sulphate, Preservative: Potassium Sorbate, Olive Oil, Vitamin E (DL-Alpha Tocopheryl Acetate), Niacin (as Nicotinamide), Pantothenic Acid (D-Panthenol), Acidity Regulators: Citric Acid (as Monohydrate) & Sodium Hydroxide, Vitamin B2 (Riboflavin 5-Phosphate Sodium), Thiamin (Vitamin B1 as Hydrochloride), Vitamin B6 (Pyridoxine HCl), Copper Sulphate, Vitamin A Palmitate (Anti-Oxidant: DL-Alpha Tocopherol), Folic Acid (as Pteroylmonoglutamic Acid), Vitamin D3 (Cholecalciferol), Vitamin B12 (Cyanocobalamin).

Back to Top