SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics WellBaby Multivitamins Drops, 30ml

Suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për foshnjat nga 1 deri në 12 muaj, i cili ofron një kombinim të kujdesshëm të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për të mbështetur zhvillimin normal, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm të të porsalindurve.
In stock
SKU
Vitabiotics56
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Wellbaby Drops është një formulë unike e lëngshme me aromë të këndshme portokalli për foshnjat nga 1 deri në 12 muaj, e cila ofron të gjitha vitaminat dhe mineralet që foshnjat kanë nevojë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e shpejtë fizik.

Suplementi përmban Vitaminë D, e cila është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët dhe gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit të tyre imunitar.

Gjithashtu përmban edhe hekur, i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit tek fëmijët.

Formula përfshin ekstrakt mjalti (Malt extract) si një burim natyral energjie.

Zakonisht nuk rekomandohet të përdoret asnjë medikament apo suplement tek foshnjat më të vegjël se 3 muaj, por nëse përdorimi i një suplementi është i nevojshëm për imunitetin e përgjithshëm, atëherë ky suplement është shumë i përshtatshëm.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përbërësit kryesorë të suplementiy ndihmojnë foshnjat të zhvillohen normalisht gjatë muajve të parë jetës. 
  2. Vitamina D dhe përbërësit tjerë ndihmojnë trupin e foshnjës të rezistojë ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të zakonshme. 
  3. Përmbajtja e vitaminës D mbështet formimin dhe forcimin e kockave dhe dhëmbëve në rritje. 
  4. Hekuri ndihmon në përparimin normal të funksioneve njohëse dhe zhvillimin neurologjik. 
  5. Aroma e këndshme e portokallit e bën suplementin të lehtë për t’u dhënë dhe të pranueshëm nga foshnjat. 
  6. Rekomandohet të përdoret tek foshnjat 4-12 muajsh, por nëse është i nevojshëm mund të përdoret edhe tek foshnjat më të vegjël.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për foshnjat, kryesisht 4-12 muajsh.

Rekomandohet të jepni 0,5 ml 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Tundeni mirë shishen përpara përdorimit.

Dozën prej 0,5 ml merreni me anë të shiringës matëse që përmban vetë ambalazhi dhe mund ta administroni me pika për t`a pasur më të thjeshtë administrimin.

Mos e tejakaloni dozën e rekomanduar. 

Këshillohet që suplementi të merret menjëherë përpara ushqimit.

Këshillohet që përpara se të nisni përdorimin e suplementit tek foshnja juaj të konsultoheni me mjekun pediatër ose farmacistin tuaj për siguri maksimale.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon me pikatore, 30 ml.
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 ml % NRV

Vitamin A

350 µg RE 44 %

Vitamin D (as D3)

10 µg 200 %

Vitamin E

2 mg α‑TE 17 %

Vitamin C

12 mg 15 %

Thiamin (Vitamin B1)

0.2 mg 18 %

Riboflavin (Vitamin B2)

0.25 mg 18 %

Niacin (Vitamin B3)

3 mg NE 19 %

Vitamin B6

0.25 mg 18 %

Folic Acid

50 µg 25 5

Vitamin B12

0.4 µg 16 %

Biotin

8 µg 16 %

Pantothenic Acid

0.9 mg 15 %

Iron

2.2 mg 16 %

Zinc

1.5 mg 15 %

L‑Lysine

10 mg *

Malt Extract

150 mg *

Përbërësit; Sugar, Purified Water, Malt Extract Liquid (from Barley), Vitamin C (Sodium Ascorbate), Ferric Ammonium Citrate (Green), L-Lysine Monohydrochloride, Acidity Regulators: Sodium Hydroxide, Sodium Citrate and Citric Acid Monohydrate, Zinc Sulphate, Glycerin, Niacin (Nicotinamide), Vitamin E (DL-Alpha Tocopheryl Acetate), Thickener: Xanthan Gum, Preservative: Potassium Sorbate, Olive Oil, Pantothenic Acid (D-Panthenol), Vitamin A (Palmitate, Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol), Riboflavin (5'-Phosphate Sodium), Vitamin B6 (Pyridoxine HCl), Thiamin (Vitamin B1 as Hydrochloride), Folic Acid (as Pteroylmonoglutamic Acid), Vitamin D3 (Cholecalciferol), Biotin, Vitamin B12 (Cyanocobalamin).

Back to Top