Vitabiotics Wellbaby Vitamin D Drops, 30ml
Suplementi VitabioticsWellbaby Vitamin D Drops është zhvilluar me kujdes nga ekspertët e ushqyerjes dhe ofron nivelin e saktë të vitaminës D për foshnjat dhe fëmijët e vegjël deri në mpshën 4 vjeç, sipas rekomandimeve të Departamentit të Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një bazë natyrale të vajit të ullirit.
Rritja dhe zhvillimi i kockave:
Një foshnje lind me 300 kocka, dhe gjatë viteve të para të jetës kockat rriten shumë shpejt.
Suplementi Vitabiotics Wellbaby Vitamin D Drops siguron vitaminë D (si D3, forma e preferuar nga trupi), e cila është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët.
Gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar të foshnjës.
Arsye të tjera për t`i dhënë fëmijës suaj suplementin Vitabiotics Wellbaby Vitamin D Drops janë:
- Nuk ka shije, ngjyra, konservues ose ëmbëlsues artificial.
- Pa maja, laktozë, alkool dhe gluten.
- Përfshin një shiringë matëse për dozimin e saktë.
Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që bebet nga lindja deri në 1 vjeç të marrin një suplement që përmban 8.5-10 mcg vitamin D dhe për fëmijët nga 1 deri në 4 vjeç të marrin një suplement që përmban 10 mcg vitamin D.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron vitaminë D3, e nevojshme për zhvillimin normal të kockave te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
- Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar të fëmijës.
- Mund të përdoret si suplement ditor i besueshëm për të mbuluar nevojat e foshnjës edhe kur ushqimi normal nuk siguron sasinë e mjaftueshme.
Ky suplement është i përshtatshëm për fëmijët që nga lindja deri në moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Për foshnjat 0-6 muaj: Rekomandohet të marrin 0.5 ml një herë në ditë. Jepni lëngun pikë pikë direkt mbi gjirin ose te biberoni dhe lejoni foshnjën të thithë çdo pikë.
- Për fëmijët 6 muaj- 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 0.5 ml një herë në ditë.
Hidhni pikët direkt në qumështin ose ujin e zakonshëm të fëmijës.
Tundeni mirë shishen përpara përdorimit.
Dozën prej 0.5 ml merreni me anë të shiringës matëse që përmban vetë ambalazhi.
Mos e tejakaloni dozën e rekomanduar.
Këshillohet që suplementi të merret menjëherë përpara ushqimit.
Këshillohet që përpara se të nisni përdorimin e suplementit tek foshnja juaj të konsultoheni me mjekun pediatër ose farmacistin tuaj për siguri maksimale.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 0.5 ml | % NRV |
|
Vitamin D (as D3, Cholecalciferol) |
10 µg (400 IU) | 200 % |
Përbërësit; Olive Oil, Vitamin D3 (Cholecalciferol).