SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Wellkid Multivitamin Liquid, 150ml

Suplement gjithëpërfshirës multivitaminik i lënsghëm i formuluar për fëmijët nga 4 deri në 12 vjeç, që ofron një gamë të balancuar të vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për të mbështetur rritjen, zhvillimin njohës dhe shëndetin e sistemit imunitar.
In stock
SKU
Vitabiotics60
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Wellkid Multi-vitamin Liquid është prodhuar duke pasur parasysh nevojat specifike të fëmijëve dhe ofron një gamë gjithëpërfshirëse prej 15 përbërësish, plus maltozë alpine zvicerane, për të ndihmuar në sigurimin e marrjes së duhur të përbërësve të fëmijës tuaj. Vjen me shije natyrale portokalli,që e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.

Formula përfshin vitaminat A, C dhe D, sipas rekomandimeve të Departamentit të Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili këshillon që të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç duhet të marrin çdo ditë një suplement që përmban këto vitamina.

Gjithashtu rekomandohet që çdo person mbi 4 vjeç të konsiderojë marrjen e një suplementi ditor që përmban 10 µg vitaminë D, veçanërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Sfida e ushqyerjes së shëndetshme:

Rritja është veçanërisht e shpejtë gjatë 12 viteve të para të jetës. Zhvillimi i vazhdueshëm i kockave, muskujve, gjakut dhe trurit bën që fëmijët të kenë nevoja të larta ushqyese në raport me madhësinë e trupit të tyre. Përshtatja e dietës me këto nevoja mund të jetë sfiduese, pasi shumë fëmijë refuzojnë disa ushqime ose nuk pëlqejnë shije ose tekstura të caktuara. Suplementet ushqimore si Wellkid Multi-vitamin Liquid ndihmojnë në sigurimin e marrjes së përbërësve të nevojshëm si pjesë e një diete të balancuar.

Mbështetje për zhvillimin e shpejtë:

Përmban jod, i cili kontribuon në rritjen normale të fëmijëve, dhe vitaminë D. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave dhe gjithashtu ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Departamenti i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar rekomandon që fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç të marrin suplement ditor me vitaminë D. Vitamina D në këtë formulë është në formën e preferuar D3 (kolekalciferol), që prodhohet natyralisht nga lëkura kur ekspozohet në diell.

Arsye të tjera për të përdorur Wellkid Immune Chewable:

  1. Formula është prodhuar sipas standardeve të larta të GMP (Good Manufacturing Practice).
  2. Shije e shijshme portokalli dhe limoni, e preferuar nga fëmijët. 
  3. Përmban pak sheqer dhe përdor burime natyrale ëmbëlsuesish si sukraloza dhe ksilitol, të shëndetshme për dhëmbët. 
  4. Nuk përmban shije artificiale, ngjyra, laktozë ose maja.

Ky suplement është i përshtatshëm për fëmijët e moshës nga 4 deri në 12 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Për fëmijët e moshës 4–10 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 lugë çaji (5 ml) çdo ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. 
  • Për fëmijët e moshës 11–12 vjeç: Rekomandohet të marrin 2 lugë çaji (10 ml) çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Këshillohet që përpara se të nisni përdorimin e suplementit tek foshnja juaj të konsultoheni me mjekun pediatër ose farmacistin tuaj për siguri maksimale.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 150 ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 5 ml % NRV

Malt Extract

500 mg *

Vitamin A (667 IU)

200 µg RE 25 %

Vitamin D (as D3 400 IU)

10 µg 200 %

Vitamin E

5 mg α‑TE 42 5

Vitamin C

12 mg 15 %

Thiamin (Vitamin B1)

0.7 mg 64 %

Riboflavin (Vitamin B2)

0.5 mg 57 %

Niacin (Vitamin B3)

8 mg NE  50 %

Vitamin B6

0.8 mg 57 %

Folic Acid

100 µg 50 %

Vitamin B12

2.5 µg 100 %

Pantothenic Acid

2 mg 33 %

Iron

5 mg 36 %

Zinc

4 mg 40 %

Copper

150 µg 15 %

Iodine

40 µg 27 %

Përbërësit; Purified Water, Raw Cane Sugar, Malt Extract (from Barley), Glucose Liquid (Sulphur Dioxide), Ferric Ammonium Citrate, Zinc Sulphate, Vitamin C (Ascorbic Acid), Stabiliser: Xanthan Gum, Niacin (as Nicotinamide), Preservative: Potassium Sorbate, Natural Flavouring (Orange Oil Extract), Vitamin E (DL-Alpha Tocopheryl Acetate), Acidity Regulators: Citric Acid & Sodium Hydroxide, Pantothenic Acid (D-Panthenol), Vitamin B2 (Riboflavin 5-Phosphate Sodium), Thiamin (Vitamin B1 as Hydrochloride), Vitamin B6 (Pyridoxine HCl), Copper Sulphate, Vitamin A (as Palmitate [Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol]), Folic Acid (as Pteroylmonoglutamic Acid), Potassium Iodide, Vitamin D3 (Cholecalciferol), Vitamin B12 (Cyanocobalamin).

Back to Top