Vitabiotics Wellkid Soft Jelly x 30 Pastilles
Suplementi Vitabiotics Wellkid Soft Jelly Pastilles ofron një formulë multivitaminike për të ndihmuar në sigurimin e marrjes së duhur të lëndëve ushqyese tek fëmijët e moshës 4 deri në 12 vjeç dhe vjen në dy shije të ndryshme si; luleshtrydhe dhe portokalli. Asnjë suplement tjetër për fëmijë nuk ofron 11 vitamina plus vaj farash lini.
Suplementi Vitabiotics Wellkid Soft Jelly përfshin të tetë vitaminat e kompleksit B, si dhe vitaminat C, D dhe E.
Dy tableta të buta xhelatinoze sigurojnë 10 µg vitaminë D, sipas rekomandimit të Departamentit të Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët.
Sfidat e ushqyerjes së shëndetshme:
Rritja është veçanërisht e shpejtë gjatë 12 viteve të para të jetës së një fëmije dhe fëmijët kanë nevojë të lartë për lëndë ushqyese në raport me madhësinë e trupit të tyre. Plotësimi i këtyre kërkesave ushqyese mund të jetë sfidues, pasi është e zakonshme që fëmijët të jenë përzgjedhës në ushqim. Mund të përballeni me refuzimin e disa ushqimeve nga ana e fëmijës, mospëlqimin e shijeve ose teksturave të caktuara, apo hezitimin për të provuar ushqime të reja. Zakonisht, kjo fazë kalon me rritjen e fëmijës dhe ndërkohë suplementet ushqimore si Vitabiotics Wellkid Soft Jelly Pastilles mund të ndihmojnë në sigurimin e marrjes së duhur të lëndëve ushqyese si pjesë e një diete të balancuar.
Arsye të tjera pse fëmija juaj mund të marrë Wellkid Soft Jelly:
- Formula bazohet në kërkimet më të fundit shkencore, me nivele lëndësh ushqyese të optimizuara me kujdes sipas nevojave specifike të fëmijëve në rritje.
- I disponueshëm në shije luleshtrydhe dhe portokalli, të cilat e bëjnë të jetë lehtësisht i pranueshëm nga fëmijët.
- Suplementi nuk përmban sheqer dhe as gluten.
- Nuk përmban ngjyrues artificialë, laktozë apo maja.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi siguron mbështetje e përditshme e balancuar për nevojat ushqyese të fëmijëve në fazat kyçe të rritjes.
- Formë e lehtë për t’u konsumuar, ideale për fëmijët që kanë vështirësi me tabletat ose shurupet.
- Jep kontribut në energji dhe përqendrim, falë përbërjes së pasur me vitamina thelbësore.
- Ndihmon në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesa të shtuara fizike dhe mendore.
Ky suplement është i përshtatshëm për fëmijët e moshës nga 4 deri në 12 vjeç.
Rekomandohet të marrin 1-2 tableta të buta xhelatinoze (pastila) në ditë.
Preferohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore.
Përtypni tabletën e butë xhelatinoze, sepse këto pastile përtypëse nuk janë të formuluara për t’u gëlltitur të plota.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nuk rekomandohet për fëmijët nën 4 vjeç.
Këshillohet që përpara se të nisni përdorimin e suplementit tek foshnja juaj të konsultoheni me mjekun pediatër ose farmacistin tuaj për siguri maksimale.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 2 Pastila | % NRV |
|
Flaxseed Oil (providing Omega‑3 fatty acids) |
120 mg | * |
|
Vitamin D (as D3 400 IU) |
10 µg | 200 % |
|
Vitamin E |
5 mg α‑TE | 42 % |
|
Vitamin C |
30 mg | 38 % |
|
Thiamin (Vitamin B1) |
0.7 mg | 64 % |
|
Riboflavin (Vitamin B2) |
0.8 mg | 57 % |
|
Niacin (Vitamin B3) |
9 mg NE | 56 % |
|
Vitamin B6 |
1 mg | 71 % |
|
Folic Acid |
100 µg | 50 % |
|
Vitamin B12 |
0.5 µg | 20 % |
|
Biotin |
75 µg | 150 % |
|
Pantothenic Acid |
3 mg | 50 % |
Përbërësit:
Orange flavoured vitamin pastilles Ingredients: Sweeteners: Maltitol Syrup & Sorbitol Solution, Purified Water, Gelling Agent: Gelatin (Halal Bovine Source), Vitamin Blend (Vitamin C [Ascorbic Acid], Niacin [as Nicotinamide], Biotin, Vitamin E [as DL-Alpha Tocopheryl Acetate], Vitamin D3 [Cholecalciferol], Pantothenic Acid [as Calcium Salt], Vitamin B6 [as Pyridoxine HCl], Riboflavin, Thiamin [as Mononitrate], Folic Acid [as Pteroylmonoglutamic Acid], Vitamin B12 [as Cyanocobalamin]), Flaxseed Oil, Acidity Regulator: Citric Acid, Orange Oil, Natural Orange Flavouring, Natural Source Colour: Betacarotene, Glazing Agent: Carnauba Wax.
Strawberry flavoured vitamin pastilles Ingredients: Sweeteners: Maltitol Syrup & Sorbitol Solution, Purified Water, Gelling Agent: Gelatin (Halal Bovine Source), Vitamin Blend (Vitamin C [Ascorbic Acid], Niacin [as Nicotinamide], Biotin, Vitamin E [as DL-Alpha Tocopheryl Acetate], Vitamin D3 [Cholecalciferol], Pantothenic Acid [as Calcium Salt], Vitamin B6 [as Pyridoxine HCl], Riboflavin, Thiamin [as Mononitrate], Folic Acid [as Pteroylmonoglutamic Acid], Vitamin B12 [as Cyanocobalamin]), Flaxseed Oil, Acidity Regulator: Citric Acid, Strawberry Juice Concentrate (0.5%), Black Carrot Juice Concentrate, Natural Flavouring, Glazing Agent: Carnauba Wax.