SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Wellteen Him x 30 Tablets

Suplement multivitaminik dhe multimineral i formuluar posaçërisht djemë adoleshentë të moshës 13–19 vjeç, i cili kontribuon në mbështetjen e energjisë, sistemit imunitar, funksionit kognitiv dhe mirëqenies së përgjithshme gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit.
In stock
SKU
Vitabiotics71
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Wellteen Him është zhvilluar posaçërisht për adoleshentët dhe të rinjtë meshkuj të moshës 13–19 vjeç, duke ofruar një gamë gjithëpërfshirëse vitaminash dhe mineralesh, Co-Q10 dhe ekstrakt bimore, likopen, për të mbështetur nevojat ditore ushqyese.

Adoleshentët dhe ushqyerja:

Marrja optimale e lëndëve ushqyese gjatë adoleshencës dhe moshës së re ndihmon në krijimin e bazave për një shëndet të mirë gjatë gjithë jetës. Adoleshentët kanë nevojë për sasi të mjaftueshme vitaminash dhe mineralesh për të siguruar zhvillim të shëndetshëm gjatë periudhave të rritjes së shpejtë. Gjatë kësaj kohe, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme fizike dhe biokimike në organizëm, nevoja për lëndë ushqyese rritet ndjeshëm. 

Reduktimi i lodhjes dhe mbështetje për imunitetin:

Balancimi i studimeve, sportit dhe jetës sociale mund të shkaktojë lodhje. Suplementi Vitabiotics Wellteen Him përfshin vitaminat B6, B12 dhe C, të cilat kontribuojnë në çlirimin normal të energjisë dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë. Një gamë lëndësh ushqyese, përfshirë zinkun, selenin, hekurin, acidin folik, vitaminat B6, B12, C dhe vitaminën D, kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Studime të fundit kanë treguar se nivelet optimale dietike të vitaminës D mund të jenë më të larta nga sa mendohej më parë; Wellteen Him siguron një nivel efektiv të vitaminës D me 800IU (20 µg) në formën e preferuar D3.

Lëkura dhe flokët:

Disa lëndë ushqyese janë thelbësore për të ruajtur një pamje të shëndetshme të lëkurës dhe flokëve. Vitabiotics Wellteen Him përmban biotinë, e cila kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale, si dhe selen dhe zink, të cilët kontribuojnë në mirëmbajtjen e flokëve dhe thonjve normalë.

Funksioni kognitiv:

Vitabiotics Wellteen Him përfshin zink, hekur dhe jod, të cilët kontribuojnë në funksionin normal kognitiv, ndërsa acidi pantotenik kontribuon në performancën normale mendore për të mbështetur përqendrimin gjatë studimit. Hekuri gjithashtu kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës dhe në transportin normal të oksigjenit në organizëm për të mbështetur qelizat dhe organet.

Shëndeti i kockave:

Midis moshës 12–17 vjeç, deri në 90% e masës kockore të të rriturve formohet, prandaj kjo nuk është periudhë për të kufizuar marrjen e kalciumit ose vitaminës D, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit normal të kockave.

Tabletat Wellteen Him përfshijnë vitaminë D dhe minerale si magnez dhe zink, të cilat kontribuojnë në mirëmbajtjen e shëndetit normal të kockave.

Vitamina D gjithashtu ndihmon organizmin në përthithjen dhe shfrytëzimin e kalciumit nga dieta.

Ky suplement është i përshtatshëm për djemtë gjatë periudhës së pubertetit, krysisht nga mosha 13-19 vjeç.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

L‑Carnitine Tartrate

50 mg *

Tomato Extract

20 mg *

Providing Pure Lycopene

1 mg *

Coenzyme Q10

2 mg *

Betacarotene

2 mg *

Vitamin A

400 µg RE 50 %

Vitamin D

20 µg 400 %

Vitamin E

8 mg α‑TE 67 %

Vitamin C

80 mg 100 %

Thiamin (Vitamin B1)

6 mg 545 %

Riboflavin (Vitamin B2)

3 mg 214 %

Niacin (Vitamin B3)

18 mg NE 113 %

Vitamin B6

8 mg 571 %

Folic Acid

400 µg 200 %

Vitamin B12

15 µg 600 %

Biotin

75 µg 150 %

Pantothenic Acid

6 mg 100 %

Magnesium

94 mg 25 %

Iron

11 mg 79 %

Zinc

15 mg 150 %

Copper

1000 µg 100 %

Manganese

2 mg 100 %

Selenium

55 µg 100 %

Chromium

50 µg 125 %

Iodine

130 µg 87 %

Përbërësit; Maltodextrin, Magnesium Oxide, Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Vitamin C (Ascorbic Acid), L-Carnitine Tartrate, Tablet Coating: (Hydroxypropylmethylcellulose, Glycerin, Polydextrose, Medium Chain Triglycerides, Colours: Calcium Carbonate & Copper Chlorophyllin [Natural Source]), Zinc Sulphate, Ferrous Fumarate, Anti-Caking Agents: Stearic Acid, Silicon Dioxide & Magnesium Stearate, Crosslinked Cellulose Gum, Niacin (as Nicotinamide), Tomato Extract, Vitamin E (as D-Alpha Tocopheryl Acid Succinate) (from Soya), Vitamin B6 (as Pyridoxine HCl), Betacarotene, Thiamin (Vitamin B1 as Mononitrate), Vitamin D3 (Cholecalciferol, Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol), Pantothenic Acid (as Calcium Salt), Manganese Sulphate, Vitamin A (as Acetate, Antioxidant: DL-Alpha Tocopherol), Riboflavin, Chromium Chloride, Copper Sulphate, Coenzyme Q10, Folic Acid (as Pteroylmonoglutamic Acid), Potassium Iodide, Sodium Selenate, Biotin, Vitamin B12 (as Cyanocobalamin).

Back to Top