SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitafusion Beauty Sleep x 90 Gummies

Suplement ushqimor i cili kombinon vitamina dhe minerale thelbësore me përbërës natyralë, për të mbështetur një gjumë të shpejtë dhe të qetë gjatë natës dhe për të mbështetur një zgjim dhe një ndjesi energjie gjatë ditës.
In stock
SKU
Vitafusion6
Special Price 1 220 Lekë Regular Price 1 440 Lekë
-15%

Suplementi Vitafusion Beauty Sleep ëshë i formuluar për të ndihmuar të rriturit, të cilët kanë vështirësi me gjumin. 

Ky suplement indukton gjumin e shpejtë dhe siguron një gjumë të qetë gjatë gjithë natës, pa pasur ndërprerje apo episode të çrregullta. Gjithashtu përdorimi i këtij suplementi ndihmon individin të ketë një zgjim normal në mëngjes dhe të ndihet me energji gjatë ditës. Kjo prej faktit se trupi në gjumë të thellë merr një relaksim absolut.

Çdo dozë e suplementit përmban 3 mg melatonin për të ndihmuar në induktimin e gjumit natyral, si dhe 400 IU Vitaminë D për të mbështetur shëndetin e kockave.

  • Melatonina:

Melatonina është një hormon natyral që prodhohet nga trupi dhe luan një rol kyç në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit. Marrja e melatoninës si suplement mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës për të fjetur, të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të rrisë ndjenjën e rigjenerimit gjatë natës. Melatonina ndihmon në nxitjen më të shpejt të gjumit, duke kontribuar në një pushim natyral dhe të efektshëm.

  • Vitamina D:

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që është thelbësore për shëndetin e kockave dhe funksionin e sistemit imunitar. Ajo ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe të ruajë densitetin dhe forcën e kockave.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Promovon gjumë natyral dhe rigjenerues. 
  2. Ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit. 
  3. Mbështet rimëkëmbjen dhe energjinë gjatë ditës. 
  4. Përkrah shëndetin e kockave përmes vitaminës D.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 karamele të përtypshme në ditë, nësë është e mundur pas ushqimit.

Për rezultate optimale, rekomandohet të merret 30–60 minuta para gjumit.

Përtypini mirë para se t’i gëlltisni.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Gummies ( Karamele të përtypshme )
Përbërësit Vlerat Mesatare për 2 Gummies Përqindja e Vlerës Ditore %

Calories

15 g *

Total Carbohydrate

4 g 1 %

Sugars

3 g *

Vitamin D (Cholecalciferol)

400 IU 100 %

Melatonin

3 mg *

Tart Cherry Powder (Prunues cerasus)

25 mg *
Back to Top