Vitafusion PreNatal Supplement x 90 Gummies
Para dhe gjatë periudhës së shtatzënisë, gratë kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese, përfshirë acid folik.
Suplementi Vitafusion PreNatal Vitamins është një multivitaminë me acid folik dhe acide yndyrore omega-3 nga vaj peshku, që mund të ndihmojë në mbështetjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të nënës.
Çdo dozë ofron acid folik, hekur, DHA dhe lëndë të tjera kyçe për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të fetusit dhe mirëqenien e nënës.
- Acidi Folik:
Acidi folik është një vitaminë B thelbësore që ndihmon në prodhimin dhe riparimin e ADN-së dhe qelizave të reja. Gjatë shtatzënisë, ai është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe shtyllës kurrizore të fetusit, duke zvogëluar rrezikun e defekteve të tubit neural.
- Hekuri:
Hekuri është një mineral i domosdoshëm për prodhimin e hemoglobinës, proteinës që transporton oksigjenin në trup. Gjatë shtatzënisë, nevoja për hekur rritet për të mbështetur volumin shtesë të gjakut dhe zhvillimin e fetusit.
- DHA:
DHA është një acid yndyror omega-3 që luan një rol kyç në zhvillimin e trurit dhe syve të fetusit. Konsumimi i DHA gjatë shtatzënisë ka treguar se mbështet zhvillimin neurologjik dhe vizual të foshnjës, ndërsa ndihmon gjithashtu në mirëqenien mendore dhe shëndetin kardiovaskular të nënës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- • Mbështet zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe shtyllës kurrizore të fetusit
- • Ndihmon në parandalimin e anemisë dhe mbështet energjinë e nënës.
- • Promovon zhvillimin neurologjik dhe vizual të foshnjës.
- • Siguron vitaminat dhe mineralet thelbësore për mirëqenien e përgjithshme gjatë shtatzënisë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për gratë mbi moshën 18 vjeç, kryesisht në periudhën e shtatzënisë.
Rekomandohet të merrni 2 karamele që përtypen në ditë, nësë është e mundur pas ushqimit.
Përtypini mirë para se t’i gëlltisni.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 2 Gummies | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin A (as Retinyl Palmitate) |
2,500 IU | 50 % |
|
Vitamin C (as Ascorbic Acid & Sodium Ascorbate) |
300 mg | 50 % |
|
Vitamin D3 (as Cholecalciferol) |
800 IU | 200% |
|
Vitamin E (as dl-Alpha-Tocopheryl Acetate) |
15 IU | 50 % |
|
Vitamin B6 (as Pyridoxine HCl) |
4 mg | 200 % |
|
Folate (as Folic Acid) |
400 mcg | 100 % |
|
Vitamin B12 (as Cyanocobalamin) |
12 mcg | 200 % |
|
Biotin |
15 mcg | 5 % |
|
Pantothenic Acid (as Calcium d-Pantothenate) |
10 mg | 100 % |
|
Iodine (as Potassium Iodide) |
150 mcg | 100 % |
|
Zinc (as Zinc Oxide) |
11 mg | 73 % |
|
Iron (as Ferrous Fumarate) |
18 mg | 100 % |
|
DHA (from Algal Oil) |
200 mg | * |