Vitafusion Women's Multivitamin x 150 Gummies
Suplementi Vitafusion Women’s Multivitamin është suplement multivitaminik i formuluar për të përmbushur nevojat shëndetësore të grave.
Çdo dozë e këtij suplementi kombinon vitamina dhe minerale thelbësore, duke ofruar një alternativë më të mirë dhe të shijshme për përdorim, krahasuar me tabletat tradicionale të vështira për t’u gëlltitur.
Suplementi mbështet sistemin imunitar, metabolizmin e energjisë dhe shëndetin e kockave falë pranisë së vitaminave A, C dhe D. Ky suplement përmban gjithashtu Vitaminat E, B6 dhe B12, si dhe Biotinë, Zink, Kalcium dhe Folat.
- Vitaminë A:
Siguron mbështetje për shikimin.
- Vitaminë C:
Vitamina C, e njohur edhe si acid askorbik, është një antioksidant i tretshëm në ujë që mbështet shëndetin e sistemit imunitar dhe formimin e kolagjenit. Gjendet në agrume, fruta të tjera, perime dhe ushqime të fortifikuara.
- Vitaminë D:
Vitamina D, një vitaminë e tretshme në yndyrë, e njohur si “vitamina e diellit”, ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe mbështet shëndetin e muskujve dhe sistemit imunitar.
- Vitaminë E:
Vitamina E është një antioksidant i tretshëm në yndyrë që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ.
- Vitaminë B6:
Vitamina B6 ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore dhe gjendet në mish, peshk, thjerrëza dhe drithëra të fortifikuara.
- Vitaminë B3:
Vitamina B3, e njohur edhe si niacin, gjendet në ushqime shtazore, arra, bishtajore, drithëra dhe ushqime të fortifikuara si bukë dhe drithëra mëngjesi.
- Folat (Vitamina B9):
Vitamina B9, ose folati, është e rëndësishme për ndarjen e qelizave. Gjendet në mëlçi mishi, perime, fruta dhe lëngje frutash, arra, fasule, bizele, si dhe në ushqime të pasura (bukë, miell) dhe të fortifikuara (drithëra mëngjesi).
- Vitaminë B12:
Vitamina B12 ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji qelizore dhe mbështet formimin e qelizave të gjakut dhe shëndetin e qelizave nervore. Gjendet kryesisht në ushqime shtazore (peshk, mish, pulë, vezë) dhe gjithashtu në ushqime të fortifikuara (drithëra mëngjesi).
- Biotinë (B7):
Një vitaminë esenciale e tretshme në ujë, e nevojshme për metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.
- Jod:
Jodi është një mineral gjurmë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm dhe gjendet natyralisht në peshk dhe produkte qumështi, si dhe në kripë të iodizuar.
- Zink:
Zinku është një mineral esencial që mbështet shëndetin e sistemit imunitar dhe ofron mbështetje qelizore. Gjendet në një gamë të gjerë ushqimesh, përfshirë; mish të kuq, pulë, fruta deti, fasule, arra, drithëra të plota dhe produkte qumështi.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 karamele të përtypshme në ditë, nësë është e mundur pas ushqimit.
Përtypini mirë para se t’i gëlltisni. Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 2 Gummies | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin A (as retinyl palmitate) |
450 mcg RAE | 50 % |
|
Vitamin C (as ascorbic acid) |
30 mg | 33 % |
|
Vitamin D3 (as cholecalciferol) |
25 mcg (1,000 IU) | 125 % |
|
Vitamin E (as dl‑alpha‑tocopheryl acetate) |
18.8 mg | 125 % |
|
Niacin (as inositol niacinate) |
8 mg NE | 50 % |
|
Vitamin B6 (as pyridoxine HCl) |
2 mg | 118 % |
|
Folate (240 mcg folic acid) |
400 mcg DFE | 100 % |
|
Vitamin B12 (as cyanocobalamin) |
7.2 mcg | 300 % |
|
Biotin |
150 mcg | 500 % |
|
Pantothenic Acid (as calcium d‑pantothenate) |
3 mg | 60 % |
|
Calcium (as tricalcium phosphate) |
100 mg | 8 % |
|
Iodine (as potassium iodide) |
40 mcg | 27 % |
|
Zinc (as zinc chelate) |
2.2 mg | 20 % |
|
Chromium (as chromium picolinate) |
35 mcg | 100 % |
|
Inositol (as inositol niacinate) |
2 mg | * |
|
Boron (as boron citrate) |
150 mcg | * |