Vitamina dhe Suplemente

NOW Vitamin B-100 x 100 Veg Capsules

Suplement ushqimor që përmban kompleksin e vitaminave B, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin e sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
11875
Special Price 3 240 Lekë Regular Price 4 050 Lekë
-20%

NOW Vitamin B-100 është një suplement ushqimor me përqendrim të lartë, që përmban një kompleks të plotë të vitaminave të grupit B, të kombinuara me kolinë dhe inozitol. Kjo formulë është krijuar për të plotësuar dietën me këta përbërës, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në metabolizmin normal të energjisë, në metabolizmin e homocisteinës dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.

Vitaminat e grupit B marrin pjesë në procese të ndryshme metabolike dhe kontribuojnë në shfrytëzimin e lëndëve ushqyese nga organizmi. Meqenëse shumica e tyre janë të tretshme në ujë dhe depozitohen në sasi të kufizuara, marrja e rregullt përmes ushqimit është e rëndësishme. Suplementimi mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur dieta nuk siguron sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave, ndërsa vitamina B12 meriton vëmendje të veçantë te personat që ndjekin një dietë vegjetariane.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kompleksi i vitaminave B (B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12)-> Vitaminat e grupit B kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Ato marrin pjesë gjithashtu në procese të rëndësishme metabolike, në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si dhe në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.
  • Kolina-> Kontribuon në metabolizmin normal të lipideve dhe në ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë.
  • Inozitoli-> Është një përbërës që merr pjesë në procese të ndryshme qelizore, veçanërisht në mekanizmat e sinjalizimit ndërmjet qelizave.
  • Acidi para-aminobenzoik (PABA)-> Është një përbërës organik që merr pjesë në procese biokimike, por nuk konsiderohet vitaminë thelbësore për organizmin e njeriut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një kombinim të përqendruar të tetë vitaminave të grupit B në një formulim të vetëm.
  2. Ndihmon në plotësimin e nevojave ushqimore për vitamina B, veçanërisht kur marrja e tyre përmes dietës është e pamjaftueshme.
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  4. Përmirëson dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe proceset që lidhen me funksionet mendore.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Vitamin B-100 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula vegjetale.
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Thiamin (from Thiamin HCl) (Vitamin B-1)

100 mg 8333%

Riboflavin (Vitamin B-2)

100 mg 7692%

Niacin (Vitamin B-3) (as Niacinamide)

100 mg 625%

Vitamin B-6 (from Pyridoxine HCl)

100 mg 5882%

Folate

680 mcg DFE (400 mcg folic acid) 170%

Vitamin B-12 (as Cyanocobalamin)

100 mcg 4167%

Biotin

100 mcg 333%

Pantothenic Acid (from Calcium Pantothenate)

100 mg 2000%

Choline (from Choline Bitartrate)

10 mg 2%

Inositol

10 mg *

PABA (Para-Aminobenzoic Acid)

10 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze), Askorbil Palmitat dhe Dioksid Silici.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë ose arra.

Prodhohet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë.

↑
Back to Top