SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Vitamin B-12 1000mcg, 100 Lozenges

Suplementi, i cili ofron një kombinim të fuqishëm të vitaminës B12 dhe acidit folik për të mbështetur energjinë natyrale, funksionin normal të sistemit nervor dhe prodhimin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut.
In stock
SKU
10103
Special Price 1 216 Lekë Regular Price 1 520 Lekë

Suplementi Now Vitamin B-12 1000 mcg ka një formulë të pasur.

Vitamina B-12 (cianokobalamina) është një vitaminë e tretshme në ujë e nevojshme për ruajtjen e një sistemi nervor të shëndetshëm dhe për prodhimin e energjisë nga yndyrnat dhe proteinat. Vitamina B-12 është gjithashtu thelbësore për sintezën e ADN-së gjatë ndarjes qelizore dhe për këtë arsye është veçanërisht e rëndësishme për qelizat që shumëzohen shpejt, si qelizat e gjakut. Për më tepër, marrja e mjaftueshme e vitaminës B-12, së bashku me acidin folik dhe vitaminën B-6, është kritike për konvertimin e homocisteinës në metioninë, duke mbështetur kështu një sistem kardiovaskular të shëndetshëm. Ndërkohë që B-12 depozitohet në mëlçi, burimet ushqimore janë vetëm me origjinë shtazore (mish dhe produkte qumështi). Prandaj, suplementimi me B-12 mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për vegetarianët strikt.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor. 
  2. Ndihmon në prodhimin e energjisë nga yndyrnat dhe proteinat. 
  3. Formulë e rëndësishme për sintezën e ADN-së dhe ndarjen qelizore, sidomos për qelizat që shumohen shpejt. 
  4. Mbështet një sistem kardiovaskular të shëndetshëm duke ndihmuar konvertimin e homocisteinës në metioninë 
  5. Veçanërisht i dobishëm për vegetarianët strikt që mund të mos marrin B-12 nga dieta e tyre.
  6. Kombinimi me acid folik ndihmon në mirëqenien e përgjithshme dhe shëndetin e qelizave të gjakut.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në formë karamele cdo ditë.

Përtypeni karamelen ose mbajeni në gojë derisa të shkrihet pastaj gëlltiteni.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta ( Karamele )

 

Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Folate

170 mcg DFE (100 mcg folic acid) 43%

Vitamin B-12
(as Cyanocobalamin)

1 mg (1,000 mcg)

41,667%

Formula përmban përbërës të tjerë si :Ksilitol, celulozë mikrokristaline, aroma natyrale, acid stearik (burim bimore), maltodekstrinë, ekstrakt organik të gjetheve të stevias (glikozide steviol të modifikuara me enzimë) dhe dioksid silici.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, molusqe, arra ose susam.

Prodhuar në një impiant GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.

Back to Top