Now Vitamin B-12 Complex Liquid, 59ml
Suplementi Now Vitamin B-12 Complex Liquid ka një formulë të pasur.
Vitamina B-12 është një vitaminë e tretshme në ujë që luan rol thelbësor në prodhimin e energjisë, mirëmbajtjen e sistemit nervor dhe formimin e qelizave të gjakut. Ajo ndihmon gjithashtu në sintezën e ADN-së dhe, së bashku me acidin folik dhe vitaminën B-6, mbështet shëndetin kardiovaskular duke ndihmuar në uljen e homocisteinës. Meqenëse burimet ushqimore të vitaminës B-12 gjenden vetëm në produkte shtazore, suplementimi është veçanërisht i rëndësishëm për vegetarianët.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Rrit energjinë natyrale të trupit, duke ndihmuar në shndërrimin e yndyrnave dhe proteinave në energji.
- Mbështet shëndetin e sistemit nervor, duke përmirësuar përqendrimin dhe funksionet mendore.
- Nxit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke parandaluar lodhjen dhe aneminë.
- Ndihmon funksionin kardiovaskular, falë rolit të vitaminave B-12, B-6 dhe acidit folik në uljen e homocisteinës.
- Formë e lëngshme me përthithje të shpejtë, që e bën përdorimin praktik dhe efektiv.
Rekomandohet të merret në mëngjes. Merrni 1/4 lugë çaji, mbajeni në gojë për 30 sekonda, pastaj gëlltiteni.
Konsumojeni bashkë me një vakt.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin C (as Ascorbic Acid) |
20 mg | 22% |
|
Thiamin (from Thiamin HCl) (Vitamin B-1) |
0.6 mg | 50% |
|
Riboflavin (Vitamin B-2) |
1.7 mg | 131% |
|
Niacin (as Niacinamide) (Flush-Free) |
20 mg | 125% |
|
Vitamin B-6 (from Pyridoxine HCl) |
2 mg | 118% |
|
Folate |
340 mcg DFE (200 mcg folic acid) | 85% |
|
Vitamin B-12(as Cyanocobalamin) |
1 mg (1,000 mcg) | 41,667% |
|
Pantothenic Acid |
30 mg | 600% |
|
Stevia Extract (Leaf) |
2 mg |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Ujë i dejonizuar, glicerinë bimore, ksilitol, acid malik, aroma natyrale, sorbat kaliumi (si ruajtës), rrënjë xhenxhefili, fibër grejpfruti dhe vaj nga lëvorja e kanellës.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë apo susam.
Prodhohet në një fabrikë me praktika të mira prodhimi (GMP), e cila përpunon edhe përbërës që mund të përmbajnë këta alergjenë.