Vitamina dhe Suplemente

NOW Vitamin B-2 (Riboflavin) 100mg x 100 Veg Capsules

Suplement ushqimor që përmban vitaminë B2 (riboflavinë), i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe të shikimit.
In stock
SKU
11225
Special Price 1 160 Lekë Regular Price 1 450 Lekë
-20%

NOW Vitamin B-2 (Riboflavin) 100 mg është një suplement ushqimor që përmban riboflavinë, një vitaminë e tretshme në ujë e grupit B, e rëndësishme për metabolizmin normal të energjisë. Vitamina B2 merr pjesë në shndërrimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave në energji, si dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe të shikimit.

Riboflavina kontribuon gjithashtu në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në metabolizmin normal të hekurit. Çdo kapsulë vegjetariane përmban 100 mg vitaminë B2, duke ofruar një dozë të përqendruar për plotësimin e dietës me këtë vitaminë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina B2 (riboflavinë) –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe të shikimit, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Plotëson dietën me vitaminë B2 në dozë të përqendruar.
  2. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  3. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe të mukozave.
  4. Ndihmon në ruajtjen e shikimit normal.
  5. Merr pjesë në metabolizmin normal të hekurit.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Vitamin B-2 (Riboflavin) 100 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Riboflavin (Vitamin B-2)

100mg  7692%

Formula përmban përbërës të tillë si : Miell orizi, hipromelozë (kapsulë celuloze), acid stearik (me burim bimor) dhe dioksid silici.

Formula nuk përmban lëndë të tjera si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti apo arra druri. 

↑
Back to Top