NOW Vitamin B-6 100mg x 100 Veg Capsules

-25%

NOW Vitamin B-6 100 mg është një suplement ushqimor që përmban vitaminë B6 në formën e hidroklorurit të piridoksinës, e cila luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin normal të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave. Vitamina B6 kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar, në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe në metabolizmin normal të homocisteinës, një aminoacid që gjendet natyrshëm në organizëm.

Çdo kapsulë përmban 100 mg vitaminë B6, duke ofruar një dozë të përqendruar për plotësimin e dietës me këtë vitaminë. Ajo kontribuon gjithashtu në sintezën normale të cisteinës, në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, duke mbështetur procese të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina B6 (hidroklorur piridoksine) –> Kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar, si dhe në metabolizmin normal të homocisteinës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një dozë të përqendruar të vitaminës B6 për plotësimin e dietës kur nevojat nuk mbulohen mjaftueshëm nga ushqimi.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar.
  3. Merr pjesë në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit. 
  4. Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Vitamin B-6 100 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin B-6 (as Pyridoxine HCl)

100 mg 5882%

Formula përmban përbërës të tillë si : Miell orizi dhe Hipromelozë (kapsulë celuloze).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, frutat e detit ose arrat e pemëve.

Prodhuar në një objekt GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.

Çmimi me ulje 1 028 Lekë Çmimi i rregullt 1 370 Lekë
Në gjendje
Ju kurseni: 342 Lekë
Info:
Suplement ushqimor që përmban vitaminë B6, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit nervor dhe të sistemit kardiovaskular, si edhe për të mbështetur proceset metabolike të organizmit.