NOW Vitamin C-1000 x 100 Tablets
NOW Vitamin C-1000 është një suplement ushqimor që përmban 1000 mg vitaminë C, të kombinuar me 100 mg bioflavonoide, të cilat plotësojnë formulimin dhe mbështesin përdorimin e vitaminës C nga organizmi. Vitamina C kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e funksioneve normale të organizmit.
Vitamina C është gjithashtu e nevojshme për formimin normal të kolagjenit, i cili kontribuon në funksionimin normal të lëkurës, kockave, kërcit, mishrave të dhëmbëve dhe enëve të gjakut. Për më tepër, ajo rrit përthithjen e hekurit dhe kontribuon në metabolizmin normal energjetik, duke e bërë këtë suplement një burim të përqendruar të vitaminës C për plotësimin e nevojave të përditshme të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore të organizmit për vitaminë C.
- Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Kontribuon në metabolizmin normal energjetik.
- Rrit përthithjen e hekurit nga organizmi.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Vitamin C-1000 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë, një deri në tre herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Vitamin C (as Ascorbic Acid) | 1 g (1,000 mg) | 1111% |
|
Rose Hips Powder |
25mg | * |
| Citrus Bioflavonoid Complex | 25mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Mikrokristaline celulozë, mbështjellës vegjetarian dhe stearat magnezi (me burim bimor).
Formula nuk përmban lëndë si: grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti ose arra druri.