Vitamina dhe Suplemente

NOW Vitamin C-500 x 100 Tablets

Suplement ushqimor që përmban 500 mg vitaminë C, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe për të ndihmuar në prodhimin normal të kolagjenit.
In stock
SKU
11747
Special Price 1 176 Lekë Regular Price 1 470 Lekë
-20%

NOW Vitamin C-500 with Rose Hips është një suplement ushqimor që përmban 500 mg vitaminë C, të kombinuar me fruta të trëndafilit të egër, të cilat janë burim natyror i kësaj vitamine. Formula është krijuar për të plotësuar nevojat e organizmit për vitaminë C, i cili është një përbërës i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Vitamina C merr pjesë në procese të rëndësishme fiziologjike, përfshirë prodhimin normal të kolagjenit, të nevojshëm për funksionimin normal të lëkurës, kockave, kërcit, mishrave të dhëmbëve dhe enëve të gjakut. Ajo kontribuon gjithashtu në metabolizmin normal të energjisë, në funksionimin normal të sistemit nervor, në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si dhe në përmirësimin e përthithjes së hekurit. Prania e frutave të trëndafilit të egër plotëson formulimin, duke e bërë këtë suplement një alternativë për marrjen e përditshme të vitaminës C.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore të organizmit për vitaminë C.
  2. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  3. Kontribuon në metabolizmin normal energjetik.
  4. Përmirëson përthithjen e hekurit nga ushqimi.
  5. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
  6. Përmban fruta të trëndafilit të egër, burim natyror i vitaminës C, që plotësojnë formulimin e suplementit.
  7. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Vitamin C-500 with Rose Hips është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë, një deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C (as Ascorbic Acid)

500mg 556%

Rose Hips Powder
(Rosa canina) (Fruit)

40mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Mikrokristaline celulozë, acid stearik (me burim bimor), stearat magnezi (me burim bimor), dioksid silici dhe mbështjellës vegjetarian.

Formula nuk përmban lëndë të tjera si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti ose arra druri.

↑
Back to Top