SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Vitamin-C Crystals Powder, 227g

Suplementi, i cili ofron një burim të përqendruar të vitaminës C të pastër, i cili mbështet funksionin normal imun, veprimet antioksiduese dhe sintezën e kolagjenit.
In stock
SKU
10785
Special Price 1 680 Lekë Regular Price 2 100 Lekë

Suplementi Now Vitamin-C Crystals Powder ka një formulë të pasur.

Vitamina C është një përbërës i tretshëm në ujë, e njohur mirë për rolin e saj jetik në sistemin imunitar. Vitamina C është gjithashtu e nevojshme për prodhimin e kolagjenit (një proteinë strukturore në indet lidhëse) dhe, për këtë arsye, ka rëndësi për shëndetin e lëkurës, kockave dhe kyçeve. Vitamina C është e nevojshme për metabolizmin e aminoacideve, sintezën e neurotransmetuesve dhe përdorimin e shumë nutrientëve të tjerë, si acidit folik dhe hekurit. Ajo është gjithashtu një antioksidant shumë efektiv që mund të ndihmojë në ruajtjen e indeve të shëndetshme duke neutralizuar radikalet e lira të gjeneruara gjatë metabolizmit normal dhe ekspozimit ndaj faktorëve strestues mjedisorë.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Mbështet sistemin imunitar, falë vitaminës C që luan një rol kyç në forcimin e përgjigjes imune dhe ndihmon organizmin të luftojë infeksionet. 
  2. E nevojshme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë strukturore që mbështet elasticitetin dhe forcën e lëkurës, indeve lidhëse dhe kockave. 
  3. Ndihmon në metabolizmin e aminoacideve dhe prodhimin e neurotransmetuesve, si dhe në përdorimin e përbërësve të tjerë, përfshirë acidin folik dhe hekurin. 
  4. Vitamina C neutralizon radikalet e lira të gjeneruara nga metabolizmi dhe streset mjedisore, duke ndihmuar në mbrojtjen e indeve dhe qelizave.

Rekomandohet të përzieni 1/4 lugë çaji të niveluar çdo ditë në lëng ose ujë.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

227 g
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C
(Ascorbic Acid)

1.1 g (1,100 mg) 1222%

Formula nuk përmban në prodhim lëndë të tilla si : gruri, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, molusqe ose arra.

Prodhimi bëhet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.

Back to Top