Webber Naturals Arthritis Aid x 60 Tablets
Webber Naturals Arthritis Aid është një suplement me një formulë të plotë për mbështetjen e nyjeve, e formuluar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes dhe ngurtësisë së nyjeve, duke përmirësuar njëkohësisht shëndetin afatgjatë të tyre.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Glukozamin-> Glukozamina është një përbërës natyral i kërcit artikular dhe luan rol kyç në sintezën dhe riparimin e tij. Ajo kontribuon në ruajtjen e elasticitetit dhe integritetit të kërcit, duke ndihmuar në ngadalësimin e proceseve degjenerative që lidhen me Osteoarthritis. Përdorimi i saj lidhet me përmirësimin e funksionit të nyjeve dhe reduktimin e shqetësimeve të lidhura me konsumimin e kërcit.
- Kondroitin-> Kondroitina është një komponent strukturor i rëndësishëm i indeve lidhëse, që ndihmon në mbajtjen e ujit në kërc dhe përmirëson aftësinë e tij për të përthithur goditjet. Ajo përmirëson fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e nyjeve, si dhe mund të kontribuojë në reduktimin e enzimave që dëmtojnë kërcin.
- MSM (Metilsulfonilmetan)-> MSM është një burim natyral i squfurit, element thelbësor për formimin e kolagjenit dhe indeve lidhëse. Ai ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe mund të kontribuojë në lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e lëvizshmërisë së nyjeve. Gjithashtu, mbështet proceset e rikuperimit dhe mirëmbajtjes së strukturave artikulare.
Në kombinim, këta përbërës ofrojnë një qasje të plotë për mbështetjen e shëndetit të nyjeve, duke synuar si strukturën (kërcin dhe indet lidhëse), ashtu edhe funksionin (lëvizshmërinë dhe komfortin artikular).
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, ngurtësisë dhe inflamacionit të nyjeve.
- Mbështet lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin e nyjeve.
- Ndihmon në ruajtjen dhe mbrojtjen e kërcit të shëndetshëm.
- Mbështet indet lidhëse dhe strukturën e nyjeve.
- I përshtatshëm për shqetësime të nyjeve të lidhura me moshën dhe për persona aktivë.
Suplementi Webber Naturals Arthritis Aid Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 tableta në ditë, sipas nevojës personale.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Glucosamine Sulfate |
500 mg | * |
|
Chondroitin Sulfate |
400 mg | * |
|
MSM (Methylsulfonylmethane) |
400 mg | * |
Other Ingredients: Glucosamine Sulfate, Chondroitin Sulfate, Methylsulfonylmethane (MSM), Microcrystalline Cellulose, Croscarmellose Sodium, Vegetable-Grade Magnesium Stearate, Silica.