Webber Naturals Berberine 500mg x 60 Capsules
Suplementi Webber Naturals Berberine 500 mg përdor berberinë të përftuar në mënyrë të qëndrueshme nga rrënja e barberry dhe ofron një dozë të studiuar klinikisht në vetëm dy kapsula në ditë.
Berberina është një alkaloid që gjendet natyrshëm dhe përftohet nga rrënjët e disa bimëve si barberry (fruti i thartës), goldenseal dhe Oregon grape.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Berberina-> Përbërës aktiv me origjinë bimore, i përftuar në mënyrë të qëndrueshme nga rrënjët e bimëve si barberry. Ajo njihet për rolin e saj në mbështetjen e metabolizmit të glukozës, ruajtjen e niveleve të shëndetshme të lipideve në gjak (trigliceride dhe kolesterol) dhe për kontributin në shëndetin kardiovaskular te të rriturit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në mbështetjen e metabolizmit normal të glukozës dhe balancës së sheqerit në gjak.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal kardiovaskular dhe shëndetit të zemrës.
- Mbështet ekuilibrin e shëndetshëm të lipideve në gjak, përfshirë kolesterolin dhe trigliceridet.
- Përmban berberinë me dozë të standardizuar dhe të studiuar klinikisht për efikasitet të qëndrueshëm.
- Me origjinë bimore dhe e përftuar në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi dhe pastërti të lartë.
Suplementi Webber Naturals Berberine 500 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, preferueshëm një kapsulë në mëngjes dhe një kapsulë në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor dhe kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi. Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Berberine |
500 mg | * |
Other Ingredients; Berberine (from Barberry Root), Capsule Shell (Hypromellose), Microcrystalline Cellulose, Magnesium Stearate.