Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Biotin Extra Strength 10 000mcg x 45 Capsules

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë të biotinës, i cili kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të flokëve, lëkurës dhe thonjve, si edhe për të kontribuar në metabolizmin e energjisë.
In stock
SKU
Webb28
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Webber Naturals Biotin Extra Strength 10 000 mcg është një suplement ushqimor me përqendrim të lartë të biotinës (vitamina B7), një vitaminë e grupit B që kontribuon në ruajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve normalë, si dhe në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese dhe të energjisë.

Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë që luan rol në proceset metabolike të organizmit dhe kontribuon në përdorimin normal të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Ajo gjithashtu kontribuon në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale, si dhe në mirëmbajtjen e thonjve normalë.

Formula siguron 10 000 mcg biotinë për kapsulë vegjetariane dhe është krijuar për të plotësuar marrjen e kësaj vitamine, veçanërisht për personat që dëshirojnë të kujdesen për shëndetin dhe pamjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Biotina (vitamina B7) –> Kontribuon në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese dhe në ruajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve normalë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në ruajtjen e flokëve të shëndetshëm dhe në forcimin e tyre.
  2. Kontribuon në mirëmbajtjen e thonjve normalë dhe mund të ndihmojë në forcimin e thonjve të brishtë. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. 
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. 
  5. Ofron një formulë vegjetariane me përqendrim të lartë të biotinës, e përshtatshme për plotësimin e nevojave të organizmit për këtë vitaminë. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Webber Naturals Biotin Extra Strength 10 000 mcg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Për përdorim për më shumë se 4 javë, këshillohuni me mjekun.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

45 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Biotin

10.000 mcg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë Vegjetariane (gomë karbohidrate, ujë i purifikuar), Celulozë Mikrokristaline dhe Stearat Magnezi me origjinë bimore (lubrifikant).

 
 
 
Back to Top