SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals Calcium Citrate 300mg x 120 Tablets

Suplement ushqimor, i cili ofron një formë të kalciumit me përthithje të lartë për të siguruar kocka të forta, dhëmbë të shëndetshëm dhe funksion normal të muskujve.
In stock
SKU
webb5
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Suplementi Webber Naturals Calcium Citrate 300 mg ka një formulë të pasur.

Trupi jonë varet nga marrja e rregullt e kalciumit, me 99% të tij të depozituar në kocka dhe dhëmbë. Ky mineral thelbësor mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së fuqisë së kockave dhe osteoporozës, kur merret si pjesë e një diete të shëndetshme së bashku me vitaminën D.

Ky suplement ka një formulë në mënyrë që përthithja e kalciumit të jetë e lartë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë : 

  1. Kontribuon në sigurimin fortësisë dhe strukturës së kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Ndihmon në ruajtjen e densitetit të kockave dhe parandalimin e osteoporozës. 
  3. Kontibuon në funksionin normal të muskujve për aktivitet të përditshëm. 
  4. Përthithet lehtë, edhe nga personat me acid të ulët në stomak. 
  5. Siguron një dozë të qëndrueshme të kalciumit, 300 mg për tabletë. 
  6. I përshtatshëm për veganët dhe vegjetarianët, duke mos irrituar stomakun.

Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 deri në 5 tableta çdo ditë, disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve të tjera, ose sipas udhëzimit të mjekut.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Të mbahet larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Tableta.
Përbërës Vlerat mesatare për 1 tabletë

Calcium (Citrate)

300 mg

Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si : Mbulesa (gomë karbohidrate, glicerinë), natrium kroskarmelozë, stearat magnezi i klasës bimore (lubrifikant).

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban lëndë të tilla si : produkte qumështi, niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra pemësh apo OMGJ.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top