Webber Naturals Celarthritis 350mg x 60 Softgels
Webber Naturals Celarthritis 350 mg është suplement ushqimor me një formulë të specializuar për mbështetjen e nyjeve, e formuluar për të përmirësuar komfortin, fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë artikulare.
Ajo kombinon përbërës natyralë me veti anti-inflamatore dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e kërcit dhe indeve lidhëse të shëndetshme, duke mbështetur shëndetin e përgjithshëm të nyjeve për një stil jetese aktiv.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Celadrin (Cetylated Fatty Acids)-> Një kompleks i acideve yndyrore të cetilizuara me origjinë natyrale, i studiuar për rolin e tij në mbështetjen e funksionit artikular dhe komfortit të nyjeve.
Celadrin njihet për aftësinë e tij për të ndihmuar në përmirësimin e lubrifikimit të nyjeve, duke kontribuar në rritjen e fleksibilitetit dhe lehtësinë e lëvizjes. Ai mbështet gjithashtu shëndetin e membranave qelizore në indet lidhëse, duke ndihmuar në ruajtjen e integritetit dhe funksionit normal të tyre. Për më tepër, Celadrin është studiuar për efektet e tij në mbështetjen e komfortit artikular, veçanërisht në rastet e shqetësimeve të lidhura me Osteoartrit, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe lëvizshmërisë te personat aktivë ose me ngurtësi të nyjeve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet komfortin dhe fleksibilitetin e nyjeve.
- Ndihmon në ruajtjen e kërcit dhe indeve lidhëse të shëndetshme.
- Promovon lehtësinë e lëvizjes dhe mobilitetin.
- Përmban përbërës natyralë me veti anti-inflamatore për mbështetjen e nyjeve.
- Formë e përshtatshme softxhel/ kapsula xhelatinoze për përdorim të lehtë ditor.
- I përshtatshëm për vegjetarianë, pa OMGJ dhe pa gluten.
Suplementi Webber Naturals Celarthritis 350 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 softxhele/ kapsula xheltinoze në ditë, të gjitha njëherësh.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas një vakti ushqimor kryesor të ditës dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes
| Ingredient | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Celadrin (Cetylated Fatty Acids) |
350 mg | * |
Other Ingredients; Celadrin (Cetylated Fatty Acids), Gelatin (Capsule), Glycerin, Purified Water, Carob (Natural Coloring Agent).