Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Coenzyme Q10 200mg x 60 Softgels

Suplement ushqimor me koenzimën Q10 (ubiquinone), një lëndë ushqyese me veprim antioksidues që kontribuon në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular, prodhimin e energjisë qelizore dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksiduese.
In stock
SKU
Webb29
Special Price 2 640 Lekë Regular Price 3 300 Lekë
-20%

Webber Naturals Coenzyme Q10 200 mg është një suplement ushqimor me koenzimën Q10 (ubikinonë), një substancë natyrale e pranishme në organizëm që vepron si antioksidant dhe kontribuon në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në prodhimin normal të energjisë në qeliza.

Koenzima Q10 merr pjesë në proceset qelizore të prodhimit të energjisë dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Nivelet natyrale të CoQ10 në organizëm mund të ulen me kalimin e moshës, ndaj plotësimi i saj mund të jetë një mënyrë praktike për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve të saj në organizëm.

Formula siguron 200 mg koenzimë Q10 për një kapsulë të butë xhelatinoze dhe është krijuar për të mbështetur funksionimin normal të zemrës, mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe proceset që lidhen me prodhimin e energjisë qelizore.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Koenzima Q10 (CoQ10/ubikinonë) –> Vepron si antioksidant, ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë në qeliza.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të zemrës.
  2. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. 
  3. Përmirëson proceset e prodhimit të energjisë në qeliza. 
  4. Ndihmon në plotësimin e niveleve të koenzimës Q10 që mund të ulen natyrshëm me kalimin e moshës. 
  5. Mund të ndihmojë në reduktimin e shpeshtësisë së migrenës dhe të përzierave shoqëruese kur përdoret në mënyrë profilaktike. 
  6. Suplementi vjen në formë të kapsulave të buta xhelatinoze, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Webber Naturals Coenzyme Q10 200 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk këshillohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula të buta xhelatinoze.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze

Coenzyme Q10 (microorganism)

200 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë Softgel (xhelatinë, glicerinë, ujë i purifikuar, karobë), Vaj i Krundeve të Orizit dhe Tokoferole Natyrale.

Back to Top