Webber Naturals Collagen30 Anti-Wrinkle Powder, 150g
Suplementi Webber Naturals Collagen30 Anti-Wrinkle Powder përmban VERISOL të studiuar klinikisht, i cili është i përbërë nga peptide kolagjeni.
Peptidet janë pjesë shumë të vogla të kolagjenit, të cilat treten dhe përthithen më lehtë nga organizmi krahasuar me format e tjera të kolagjenit.
Ndryshe nga produktet kozmetike topike, Collagen30 përmirëson lëkurën nga brenda duke ndihmuar në stimulimin e krijimit të kolagjenit të ri dhe të shëndetshëm, në zbutjen e formimit të rrudhave dhe në rritjen e elasticitetit dhe dendësisë së lëkurës.
Efektet e përdorimit të këtij suplementi do të shfaqen brenda 30 ditëve.
Suplementi Collagen30 në formë pluhuri pa shije dhe pa aromë përzihet lehtësisht në kafe, smoothie apo lëng.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në reduktimin e rrudhave rreth syve në më pak se 30 ditë.
- Ndihmon në zvogëlimin e vijave të holla të fytyrës dhe thellësisë së rrudhave.
- Ndihmon në rritjen e elasticitetit dhe dendësisë së lëkurës.
- Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të nyjeve të lidhura me osteoartritin.
- Përmban peptide kolagjeni të studiuara klinikisht.
- Dozë e përshtatshme ditore prej 2.5 g.
- Përzihet lehtësisht në ujë ose lëng, duke e bërë më të thjeshtë marrjen e këtij suplementi.
Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2.5 gr (1 lugë matëse e rrafshët) çdo ditë me ujë ose pije të tjera, sipas preferencave tuaja.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement mund të shkaktojë shqetësime të lehta gastrointestinale.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për dozë ditore (2.5gr) |
|
VERISOL BIOACTIVE COLLAGEN PEPTIDES Type I and III Hydrolyzed Collagen (bovine) |
2500 mg |
Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues apo ëmbëlsues.
Suplementi nuk përmban gjithashtu produkte qumështi, niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, kripë, arra pemësh apo OMGJ.