Webber Naturals Creatine Monohydrate Powder, 500g
Webber Naturals Creatine Monohydrate Powder është një suplement për personat që merren me sport dhe aktivitet fizik, me 100% kreatinë monohidrat të pastër dhe të mikronizuar, i formuluar për të rritur forcën, fuqinë dhe për të përmirësuar performancën gjatë aktiviteteve fizike të shkurtra dhe me intensitet të lartë. Përdorimi i kreatinës tek personat që ushtrohen dhe stërviten vazhdimisht kontribuon gjithashtu në rritjen e masës muskulore të dobët.
Formula është pa aromë dhe pa mbushës, ndërsa forma e mikronizuar siguron përzierje dhe tretshmëri më të mirë, duke e bërë suplementin praktik për përdorim gjatë rutinës së stërvitjes. Është një zgjedhje e përshtatshme për personat që kërkojnë një burim të pastër kreatine për të plotësuar programin e tyre të aktivitetit fizik.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Kreatinë monohidrat e mikronizuar –> Ndihmon në rritjen e forcës, fuqisë dhe performancës gjatë aktiviteteve fizike të shkurtra dhe me intensitet të lartë, si dhe në rritjen e masës muskulore të dobët kur përdoret në periudhën e stërvitjes së vazhduar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron kreatinë 100% të pastër, pa aromë dhe pa mbushës.
- Forma e mikronizuar përzihet më lehtë dhe ka tretshmëri më të mirë.
- Është i përshtatshëm për përdorim në periudhat kur stërviteni vazhdimisht dhe aktivitete me intensitet të lartë.
- Mund të ndihmojë në rritjen e masës muskulore të dobët.
- Është pa gluten, pa OMGJ dhe i përshtatshëm për vegjetarianë dhe veganë.
- Suplementi vjen në formë pluhuri, duke e bërë praktik përdorimin, edhe tek ata persona që kanë vështirësi në gëlltitje e tabletave ose kapsulave.
Webber Naturals Creatine Monohydrate Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të përzieni 1 masë të rrafshët (rreth 5 g) në 250 ml ujë ose në pijen tuaj të preferuar.
Rekomandohet që të fillohet me një fazë fillestare prej 5-7 ditësh dhe më pas të vazhdoni me fazën e mirëmbajtjes.
- Në fazën fillestare: Rekomandohet të merrni 1 masë, tri herë në ditë.
- Në fazën e mirëmbajtjes: Rekomandohet të merrni 1 masë në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për një masë (5 g) |
|
Kreatinë monohidrat e mikronizuar |
5 g |