Webber Naturals L-Lysine 1000mg x 60 Tablets
Webber Naturals L-Lysine 1000 mg është një suplement ushqimor me përqendrim të lartë të L-lizinës, një aminoacid esencial që organizmi nuk e prodhon vetë dhe duhet ta marrë përmes ushqimit ose suplementimit. L-lizina kontribuon në formimin normal të kolagjenit dhe mund të ndihmojë në reduktimin e përsëritjes së herpesit labial (flluska që shfaqen zakonisht në buzë ose rreth gojës).
Formula përmban L-lizinë në formë të lirë, e cila është e përshtatshme për përthithje të shpejtë, dhe ofron një mënyrë praktike për plotësimin e marrjes së këtij aminoacidi si pjesë e një regjimi të ekuilibruar ushqimor.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- L-Lizinë –> Është një aminoacid esencial që kontribuon në formimin normal të kolagjenit dhe mund të ndihmojë në reduktimin e përsëritjes së herpesit labial (flluska që shfaqen zakonisht në buzë ose rreth gojës).
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në kujdesin ndaj episodeve të përsëritura të herpesit labial.
- Kontribuon në formimin normal të kolagjenit.
- Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore për L-lizinë, një aminoacid esencial.
- Ofron L-lizinë në formë të lirë, për përthithje të shpejtë.
- Është një mënyrë praktike për të plotësuar marrjen e L-lizinës kur ajo nuk merret mjaftueshëm përmes ushqimit.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.
Webber Naturals L-Lysine 1000 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë, një deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 tabletë |
|
L-Lizinë (hidroklorid) |
1000 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: fosfat dikalciumi dihidrat, celulozë mikrokristaline, acid stearik, agjent veshës (gomë karbohidrate, glicerinë), kroskarmelozë natriumi, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant) dhe silicë.