SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals Liver Health x 65 Capsules

Suplement i formuluar për të mbështetur dhe mbrojtur funksionin e mëlçisë dhe për të ofruar përfitime antioksiduese, me anë të kombinimit të katër përbërës kryesorë të njohur për vetitë e tyre mbështetëse të mëlçisë dhe antioksiduese.
In stock
SKU
webb1
Special Price 2 400 Lekë Regular Price 3 000 Lekë
-20%

Ky suplement ka në formulën e tij dy nga bimët më të studiuara për mbrojtjen e funksionit të mëlçisë, Milk Thistle dhe Schisandra, së bashku me antioksidantët Acid Alfa-Lipoik dhe Curcumin.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Milk Thistle (Silybum marianum) –>Kjo është një nga bimët më të studiuara për mbështetjen e funksionit hepatik. Përbërësi aktiv i tij, silymarina, ka veti antioksiduese dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave të mëlçisë nga stresi oksidativ dhe dëmtimet toksike. Ai mbështet proceset natyrore të detoksifikimit dhe rigjenerimit të indeve hepatike.
  • Schisandra chinensis-Schisandra është një adaptogjen bimor tradicional që ndihmon organizmin të përballojë stresin fiziologjik. Ajo mbështet funksionin normal të mëlçisë dhe kontribuon në përmirësimin e rezistencës qelizore ndaj faktorëve oksidativë, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit metabolik.
  • Acidi Alfa-Lipoik-Antioksidant i fuqishëm që vepron si në mjedis ujor ashtu edhe në atë yndyror të organizmit. Ai ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira dhe mbështet rigjenerimin e antioksidantëve të tjerë, si vitamina C dhe E. Gjithashtu kontribuon në mbështetjen e metabolizmit të glukozës dhe shëndetit qelizor.
  • Turmeric (Curcuma longa) -> Përmban kurkuminoide, përbërës me veti të forta anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ai ndihmon në mbështetjen e funksionit hepatik dhe në reduktimin e proceseve inflamatore oksidative që mund të ndikojnë në shëndetin e mëlçisë dhe të organizmit në përgjithësi.

Ky kombinim i këtyre përbërësve të formulës bën të mundur mbrojtjen e funksionit të mëlçisë, luftimin e stresit oksidativ dhe promovimin e metabolizmit të shëndetshëm të glukozës.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në mbrojtjen e funksionit të mëlçisë. 
  2. Ofron antioksidantë për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë. 
  3. Promovon metabolizmin e shëndetshëm të glukozës. 
  4. Standardizohet në 60% silymarin, komponimin aktiv të Milk Thistle. 
  5. Kombinon bimë si: Milk Thistle dhe Schisandra, me dy antioksidantë si: Acid Alfa-Lipoik dhe Curcumin për një mbështetje të plotë.

Suplementi Webber Naturals Liver Health është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. 

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Përdorimi duhet të vazhdojë të paktën 3 javë për të vërejtur efektet e dobishme.

Konsultohuni me mjekun para përdorimit nëse po merrni medikamente si hollues të gjakut ose medikamente që mund të ndikojnë në nivelet e sheqerit në gjak, ose nëse keni diabet, gurë në tëmth, ulçera në stomak ose acid të tepërt stomakut.

Mos e përdorni këtë suplement nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji, ose nëse keni bllokim të kanaleve biliare.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

65 Kapsula.
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 kapsulë

Milk Thistle Extract (Silybum marianum) (seed) (60% silymarin)

150 mg

Schisandra Powder (Schisandra chinensis) 

100 mg

Alpha-Lipoic Acid

200 mg

Curcuminoids (Curcuma longa) (rhizome)

13.3 mg

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues;.

Gjithashtu suplementi nuk përmban  qumësht, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, frutat e detit, kripë, arra të thata ose GMO.

Back to Top