Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Maca Energy with Ginseng 500/200mg x 90 Capsules

Suplement ushqimor me maca organike peruane dhe xhinseng korean, i formuluar për të ndihmuar në përmirësimin e performancës fizike, përmirësimin e funksionit kognitiv dhe reduktimin e lodhjes mendore gjatë periudhave të stresit.
In stock
SKU
Webb36
Special Price 2 160 Lekë Regular Price 2 700 Lekë
-20%

Webber Naturals Maca Energy with Ginseng 500/200 mg është një suplement ushqimor me maca organike peruane dhe xhinseng korean, bimë të njohura për përdorimin e tyre në mjekësinë bimore, i formuluar për të ndihmuar në përmirësimin e performancës fizike dhe mendore gjatë periudhave të stresit dhe lodhjes.

Kombinimi i këtyre dy bimëve adaptogjene kontribuon në mbështetjen e kapacitetit fizik, funksionit kognitiv dhe ekuilibrit të humorit, ndërsa mund të ndihmojë edhe në aspektet emocionale të shëndetit seksual. Formula është pa kafeinë dhe stimulues, ndërsa maca organike peruane përzgjidhet me kujdes dhe kultivohet në mënyrë të qëndrueshme. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Maca organike peruane (Lepidium meyenii) –> Përdoret në mjekësinë bimore për të ndihmuar në përmirësimin e performancës fizike dhe mendore gjatë periudhave të stresit dhe lodhjes.
  • Xhinseng korean (Panax ginseng) –> Përdoret në mjekësinë bimore për të ndihmuar në ruajtjen e kapacitetit fizik dhe mendor dhe në përballimin e lodhjes gjatë periudhave të stresit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Kombinon dy bimë adaptogjene në një formulë të vetme.
  2. Mund të jetë i përshtatshëm gjatë periudhave me ngarkesë të lartë fizike ose mendore. 
  3. Ofron një alternativë pa kafeinë dhe stimulues. 
  4. Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një rutine aktive. 
  5. Përmban maca organike peruane të përzgjedhur dhe të kultivuar në mënyrë të qëndrueshme. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.

Webber Naturals Maca Energy with Ginseng 500/200 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Pluhur maca organike (Lepidium meyenii) (rrënjë)

500 mg

Pluhur xhensen korean (Panax ginseng) (rrënjë)

200 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë Vegjetariane (gomë karbohidrate, ujë i purifikuar), Stearat Magnezi me origjinë bimore (lubrifikant), Silicë dhe Celulozë Mikrokristaline.

Back to Top