Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Magnesium 500mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor me dozë të lartë të magnezit, i formuluar për të përmirësuar funksionin e muskujve dhe nervave, për të ruajtur shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, dhe për të ndihmuar në prodhimin e energjisë.
In stock
SKU
webb12
Special Price 1 320 Lekë Regular Price 1 650 Lekë
-20%

Suplementi Webber Naturals Magnesium 500 mg ka një formulë të pasur.

Webber Naturals Magnesium 500 mg ofron një formë magneziumi me përthithje të lartë për të përmirësuar funksionin e muskujve dhe nervave, për të promovuar relaksimin dhe për të ruajtur shëndetin e kockave dhe atë kardiovaskular.

Magnezi është i domosdoshëm për prodhimin e energjisë, funksionin e enzimave dhe mirëqenien e përgjithshme.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të përthithin magneziumin. Marrja e magnezit në këtë formë e bën më të lehtë për trupin përthithjen, metabolizmin dhe përdorimin e magnezit.

Magnezi është një mineral i rëndësishëm që përfshihet në mbi 300 reaksione enzimatike në trup. Mund të jetë sfiduese të plotësoni nevojat ditore vetëm me ushqim, prandaj përfshirja e një suplementi cilësor në rutinën tuaj të përditshme është një opsion i mirë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon trupin të relaksohet pas një dite të lodhshme dhe stresuese. 
  2. Përmirëson performancën e muskujve gjatë aktivitetit fizik. 
  3. Nxit energji natyrale dhe vitalitet në përditshmëri. 
  4. Përmirëson punën e zemrës dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut për shëndet më të mirë kardiovaskular. 
  5. Rrit shëndetin e kockave dhe dhëmbëve në një mënyrë të qëndrueshme. 
  6. Formulë e lehtë për t’u përthithur që maksimizon përfitimet për trupin.

Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Mbajeni larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.
Përbërës Vlerat mesatare për 1 tabletë

Magnesium (oxide, malate, glycerophosphate)

500 mg

Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si : Celulozë mikrokrishtë, hidroksipropilcelulozë, mbulesë (gomë karbohidrate, polidekstrozë, dioksid titani, triacetin, polietilen glikol), croskarmeloze natriumi, acid stearik, stearat magnezi i klasës bimore (lubrifikant).

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban produkte qumështi, niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra pemësh apo OMGJ.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top