Webber Naturals Magnesium Bisglycinate 200mg Powder, 240g
Webber Naturals Magnesium Bisglycinate 200 mg Powder është një suplement me magnez në formën e bisglicinatit, një formë me përthithshmëri të mirë dhe e përshtatshme për përdorim të përditshëm. Magnezi është një mineral thelbësor për organizmin dhe merr pjesë në një numër të madh procesesh biologjike, përfshirë funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, metabolizmin normal energjetik dhe ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve.
Ky suplement ndihmon gjithashtu në reduktimin e lodhjes dhe kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik dhe në funksionimin normal të zemrës si pjesë e funksionimit normal të muskujve. Forma bisglicinat është e lidhur me glicinën dhe njihet për tolerueshmërinë e mirë, ndërsa forma pluhur, pa aromë, ofron një mënyrë praktike për ta përfshirë magnezin në rutinën e përditshme.
Ky suplement mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme për personat që dëshirojnë të plotësojnë marrjen e magnezit, veçanërisht kur nevojat ditore nuk plotësohen mjaftueshëm vetëm nëpërmjet ushqimit.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Magnez (nga bisglicinat magnezi i tamponuar – bisglicinat, oksid)-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, metabolizmin normal të energjisë, formimin e indeve dhe ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Plotëson nevojat ditore për magnez me 200 mg magnez për dozë.
- Ndihmon në funksionimin normal të muskujve, duke përfshirë edhe muskulin e zemrës.
- Kontribuon në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, duke marrë pjesë në formimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
- Ndihmon organizmin në metabolizmin e lëndëve ushqyese dhe prodhimin e energjisë, duke kontribuar në funksionimin normal të proceseve metabolike.
- Forma pluhur, pa aromë, është praktike për përdorim të përditshëm dhe mund të përzihet lehtësisht me ujë ose pije të preferuar.
Webber Naturals Magnesium Bisglycinate 200 mg Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të përzieni 1 masë të niveluar (rreth 1 g) në 250 ml ujë ose në pijen tuaj të preferuar. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, vetëm një herë në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për një dozë ditore (1 g) |
|
Magnez [bisglicinat magnezi i tamponuar (bisglicinat, oksid)] |
200 mg |
Përbërës jo-mjekësorë: Acid Citrik.