Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Magnesium Bisglycinate 200mg x 60 Caps

Suplement ushqimor me përmbajtje dhe përthithje të lartë të magnezit, i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të muskujve dhe zemrës, si edhe shëndetin e kockave.

In stock
SKU
webb2
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Magnezi gjendet në shumë ushqime të zakonshme, megjithatë disa persona kanë vështirësi në përthithjen e tij.

Marrja e magnezit në formën bisglicinat lejon trupin ta përthithë pa u mbështetur tek acidi i stomakut, siç ndodh me format e tjera të magnezit. Gjithashtu, kjo është një formë e butë magnezi.

Magnezi është një mineral thelbësor i përfshirë në mbi 300 reaksione enzimatike në trup. Mund të jetë sfiduese të përmbushësh nevojat ditore vetëm me ushqim, ndaj përfshirja e një suplementi të cilësisë së lartë në rutinën tuaj të përditshme është një opsion i shkëlqyer.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në funksionin normal të muskujve, përfshirë muskujt e zemrës. 
  2. Ndihmon në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve. 
  3. Ndihmon në formimin e indeve dhe metabolizmin e lëndëve ushqyese. 
  4. Forma bisglicinat është forma më e lehtë për t’u përthithur e magnezit, krahasuar me format të tjera.

Suplementi Webber Naturals Magnesium Bisglycinate 200 mg është i përshtatshëm të pëdoret vetëm nga të rritur. 

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. 

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomnduar ditore. 

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të mbahet larg nga fëmijët.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 kapsulë

Magnesium [buffered magnesium bisglycinate (bisglycinate, oxide)]

200 mg

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban qumësht, niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra të thata ose GMO.

Suplement i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top