Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Magnesium Citrate 150mg x 120 Capsules

Suplement ushqimor me magnez në formën e citratit, i cili ofron përthithshmëri të mirë dhe ndihmon në plotësimin e nevojave të organizmit për magnez, duke kontribuar në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, shëndetin e kockave dhe metabolizmin energjetik.
In stock
SKU
Webb39
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Webber Naturals Magnesium Citrate 150 mg është një suplement me 150 mg magnez elementar për kapsulë, në formën e citratit të magnezit, i krijuar për të ndihmuar në plotësimin e nevojave ditore për këtë mineral thelbësor.

Magnezi luan një rol të rëndësishëm në shumë procese të organizmit dhe kontribuon në funksionimin normal të muskujve, përfshirë muskulin e zemrës, metabolizmin e lëndëve ushqyese, formimin e indeve dhe zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. 

Forma citrat ofron një burim magnezi që përthithet lehtësisht dhe është veçanërisht e përshtatshme për personat me aciditet të ulët të stomakut. Suplementi është pa ngjyrues, konservues dhe ëmbëlsues artificialë dhe nuk përmban gluten, qumësht, sojë, grurë, vezë. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë: 

  • Magnez (në formën e citratit të magnezit)-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve, përfshirë muskulin e zemrës, në formimin e indeve, metabolizmin e lëndëve ushqyese dhe zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Formula siguron magnez në formën e citratit, një formë me përthithshmëri të lartë të këtij minerali.
  2. I përshtatshëm për personat me aciditet të ulët të stomakut. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të muskujve, duke përfshirë edhe muskulin e zemrës. 
  4. Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm dhe në formimin normal të indeve. 
  5. Formulë e pastër dhe praktike, e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe pa gluten, ngjyrues, konservues apo ëmbëlsues artificialë. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Webber Naturals Magnesium Citrate 150 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Magnez (Citrat)

150 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë Xhelatine (Xhelatinë, Ujë I Purifikuar), Stearat Magnezi Me Origjinë Bimore (Lubrifikant), Celulozë Mikrokristaline.

Back to Top