Webber Naturals Magnesium Citrate 300mg Powder, 200g
Magnesi është i përfshirë në mbi 300 procese biokimike në trupin e njeriut, duke e bërë marrjen e mjaftueshme të magnezit thelbësore për shëndetin, vitalitetin dhe jetëgjatësinë.
Kockat kërkojnë më shumë kalcium se magnez, ndërsa qelizat kërkojnë më shumë magnez se kalcium, prandaj është e nevojshme marrja e të dy këtyre elementëve në mënyrë të plotë.
Suplementi Webber Naturals Magnesium Citrate përmban 300 mg magnez në një masë të shijshme, tërësisht natyrale, me aromë frutash pylli, e cila tretet lehtësisht në smoothie-n, ujë ose pije të tjera , në varësi të preferencave tuaja.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionit të duhur të muskujve, përfshirë edhe muskujt e zemrës.
- Ndihmon në formimin e indeve dhe metabolizmin e lëndëve ushqyese.
- I përshtatshëm për individët me aciditet të ulët të stomakut.
- Suplementi vjen në një formë shumë të përthithshme të magnezit, në formë pluhuri, me shije dhe aromë të frutave të pyllit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 3.3 g pluhur (një lugë matëse 5 cc/ml e niveluar) çdo ditë në gjysmë filxhani ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë dhe ftoheni me ujë të ftohtë ose lëngun tënd të preferuar.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat mesatare për dozë ditore (3.3 g) |
|
Magnesium (citrate) |
300 mg |
Suplementi përmban gjithashtu edhe lëndë të tjera si : Aromat natyrale (mjedër, frutash pylli); Gjethe stevie rebaudiana; Acid citrik
Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëltues.
Suplementi gjithashtu nuk përmban produkte qumështi, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, vezë, peshk, molusqe, produkte shtazore, kripë, arra ose organizma të modifikuar gjenetikisht.
Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.