Webber Naturals Magnesium Complete Complex x 100 Caplets
Webber Naturals Magnesium Complete Complex është një suplement ushqimor gjithëpërfshirës që ofron 250 mg magnez për tabletë nga 7 forma të ndryshme të magnezit – oksid, citrat, malat, bisglicinat, orotat, taurat dhe L-treonat – të kombinuara me vitaminë B6 dhe mangan. Kjo formulë është krijuar për të siguruar magnez nga burime të ndryshme dhe për të ndihmuar organizmin në përthithjen, metabolizimin dhe përdorimin e tij.
Magnezi është një mineral thelbësor që merr pjesë në shumë procese të rëndësishme në organizëm dhe kontribuon në funksionimin normal të muskujve, përfshirë muskulin e zemrës, formimin e indeve, ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve dhe ekuilibrin normal elektrolitik.
Suplementi është në formë tablete të veshur, i lehtë për t'u gëlltitur dhe është pa gluten, pa ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë dhe i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnezi (7 forma: oksid, citrat, malat, bisglicinat, orotat, taurat dhe L-treonat)-> Ndihmon në funksionimin normal të muskujve, përfshirë muskulin e zemrës, në formimin e indeve, metabolizmin e lëndëve ushqyese dhe zhvillimin e mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.
- Vitamina B6-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe të proteinave e glikogjenit, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe të sistemit imunitar.
- Mangan-> Kontribuon në metabolizmin normal energjetik, në ruajtjen e kockave normale dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formula siguron 7 forma të ndryshme të magnezit ofrojnë një kombinim të gjerë burimesh të këtij minerali në një suplement të vetëm.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të muskujve, duke përfshirë edhe muskulin e zemrës.
- Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm dhe në formimin normal të indeve.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik, i cili është i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit.
- Suplementi vjen në formë tablete të veshur, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Webber Naturals Magnesium Complete Complex është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 tabletë të veshur |
|
Magnez (oksid, citrat, malat, bisglicinat, orotat, taurat, L-treonat) |
250 mg |
|
Mangan (citrat) |
0.5 mg |
|
Vitaminë B6 (hidroklorid piridoksine) |
1 mg |
Përbërësit jo-mjeksësorë: Celulozë, Fosfat Dikalciumi Dihidrat, Agjent Veshës (Gomë Karbohidrate, Polidekstrozë, Dioksid Titani, Triacetinë, Polietilen Glikol), Stearat Magnezi Me Origjinë Bimore (Lubrifikant).