Webber Naturals Magtein Magnesium L-Threonate x 100 Capsules
Webber Naturals Magtein Magnesium L-Threonate është një suplement ushqimor i specializuar që kombinon Magtein magnez L-treonat me vitaminat C dhe D3, duke ofruar një formulë të krijuar për të plotësuar marrjen e përditshme të këtyre mikro përbërësve. Magtein është një përbërje e patentuar e magnezit L-treonat, e cila është studiuar klinikisht për përdorime të ndryshme, ndërsa suplementi është formuluar për mbështetjen e funksionit njohës te të moshuarit me dëmtime të lehta njohëse.
Çdo kapsulë siguron 65 mg magnez elementar, të përftuar nga Magtein magnez L-treonat, së bashku me 30 mg vitaminë C dhe 200 IU vitaminë D3. Kjo e bën formulën një kombinim praktik të magnezit me dy vitamina të tjera të rëndësishme për organizmin.
Suplementi është pa gluten, pa ngjyrues dhe konservues artificialë, pa sheqer dhe pa përbërës me origjinë nga qumështi, soja, vezët, peshku apo frutat e thata.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnez L-treonat (Magtein)-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve, përfshirë muskulin e zemrës, dhe në ruajtjen e funksioneve normale të organizmit, ndërsa Magtein është forma e patentuar e magnezit L-treonat e përdorur në këtë formulim.
- Vitamina C -> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, formimin normal të kolagjenit dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitamina D3-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në ruajtjen e shëndetit normal të kockave, dhëmbëve dhe funksionimit të muskujve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e specializuar me Magtein formë e patentuar e magnezit L-treonat e studiuar klinikisht.
- Kontribuon në përmirësimin e funksionit njohës, veçanërisht te të moshuarit me dëmtime të lehta njohëse.
- Kombinim i tre mikro përbërësve në një formulë të vetme, me magnez, vitaminë C dhe vitaminë D3.
- Mundëson marrjen e njëkohshme të magnezit dhe vitaminave C e D3, duke e bërë formulën praktike për përdorim të përditshëm.
- Kapsula vegjetariane dhe formulë pa gluten, pa ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë.
Webber Naturals Magtein Magnesium L-Threonate është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë |
|
Magnez (elementar) (Nga 903 mg Magtein magnez L-treonat) |
65 mg |
|
Vitaminë C (acid askorbik) |
30 mg |
|
Vitaminë D3 (kolekalciferol) |
5 µg (200 IU) |
Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë vegjetariane (Gomë Karbohidrate, Ujë), Stearat Magnezi Me Origjinë Bimore (Lubrifikant), Hidroksipropilcelulozë.