Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Melatonin 10mg Maximum Strength x 72 Sublingual Tablets

Suplement me melatoninë me dozë të lartë, i formuluar për të ndihmuar në rregullimin e ciklit gjumë–zgjim dhe në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë, me një tabletë që tretet shpejt nën gjuhë për përdorim të lehtë dhe praktik.
In stock
SKU
Webb42
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Webber Naturals Melatonin 10 mg Maximum Strength është një suplement me 10 mg melatoninë për tabletë, i formuluar për të ndihmuar në rregullimin e ciklit gjumë–zgjim dhe në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë.

Melatonina është një hormon që ndihmon në ruajtjen e ritmit cirkadian të organizmit dhe mund të jetë e dobishme për personat që përjetojnë çrregullime të përkohshme të ritmit të gjumit, si gjatë punës me turne, ndryshimit të orarit të gjumit ose udhëtimeve në zona të ndryshme kohore (jet lag).

Tableta është vegjetariane, me shije natyrale mente dhe tretet shpejt nën gjuhë, duke mundësuar përdorim të lehtë pa nevojën për ujë. Suplementi është pa ngjyrues, konservues dhe ëmbëlsues artificialë, pa gluten dhe pa OMGJ. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Melatonina-> Një hormon që ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian të organizmit dhe kontribuon në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë, si dhe në rivendosjen e ciklit normal gjumë–zgjim. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në përshpejtimin e rënies në gjumë te personat që kanë vështirësi për të fjetur shpejt.
  2. Mund të jetë e dobishme gjatë ndryshimeve të orarit të gjumit, përfshirë punën me turne dhe udhëtimet me ndryshim të zonave kohore. 
  3. Mund të ndihmojë në zgjatjen e kohës totale të gjumit kur gjumi është i kufizuar ose orari i gjumit është ndryshuar. 
  4. Forma e tabletave nën gjuhë të cilat treten shpejt, e bëjnë përdorimin më të thjeshtë dhe praktik. 
  5. Nuk konsiderohet ndihmë që krijon varësi.

Webber Naturals Melatonin 10 mg Maximum Strength është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, 10-30 minuta përpara gjumit. Vendoseni tabletën nën gjuhë dhe lëreni të tretet.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Gjatë përdorimit të këtij suplementi, shmangni marrjen e tij së bashku me alkool ose produkte që shkaktojnë përgjumje, si dhe shmangni drejtimin e automjetit ose përdorimin e makinerive për 5 orë.

Rekomandohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse keni sëmundje shoqëruese ose merrni mjekim me medikamente.

Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

72 Tableta që vendosen nën gjuhë.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë

Melatoninë (me burim jo-shtazor)

10 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Laktozë monohidrat, Celulozë, Aromatizues natyral menteje, Kroskarmelozë natriumi, Stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant).

Back to Top