Webber Naturals Melatonin 10mg x 60 Gummies
Webber Naturals Melatonin 10 mg Gummies është një suplement me melatoninë në dozë të lartë, i formuluar për të ndihmuar në rregullimin e ritmit cirkadian dhe ciklit gjumë–zgjim, duke kontribuar në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në përmirësimin e kohëzgjatjes dhe cilësisë së gjumit. Mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm për personat që përjetojnë vështirësi në gjumë, ndryshime të orarit të gjumit, punë me turne ose jet lag.
Çdo gummy (haribo e përtypshme) përmban 10 mg melatoninë me burim jo-shtazor dhe është i përgatitur me pektinë të përshtatshme për veganët, duke e bërë suplementin të përshtatshëm për personat që preferojnë një suplement pa përbërës me origjinë shtazore. Haribot kanë shije qershie dhe shege, janë pa xhelatinë dhenuk përmbajnë ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë, gluten, qumësht, grurë, sojë, vezë, peshk, fruta deti, fruta arrore ose OMGJ.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Melatonina-> Një hormon që ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian të organizmit dhe kontribuon në shkurtimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë, si dhe në rivendosjen e ciklit normal gjumë–zgjim.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në përshpejtimin e rënies në gjumë te personat që kanë vështirësi për të fjetur shpejt.
- Mund të jetë e dobishme gjatë ndryshimeve të orarit të gjumit, përfshirë punën me turne dhe udhëtimet me ndryshim të zonave kohore.
- Mund të ndihmojë në zgjatjen e kohës totale të gjumit kur gjumi është i kufizuar ose orari i gjumit është ndryshuar.
- Suplementi vjen në formën e haribove të përtypshme, të cilat e bëjnë më të lehtë dhe praktik përdorimin.
- Nuk krijon varësi.
Webber Naturals Melatonin 10 mg Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 haribo të përtypshme, 30-60 minuta përpara gjumit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Gjatë përdorimit të këtij suplementi, shmangni marrjen e tij së bashku me alkool ose produkte që shkaktojnë përgjumje, si dhe shmangni drejtimin e automjetit ose përdorimin e makinerive për 5 orë.
Rekomandohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse keni sëmundje shoqëruese ose merrni mjekim me medikamente.
Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 haribo të përtypshme |
|
Melatoninë (Me Burim Jo-Shtazor) |
10 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup Tapioke, Sheqer Kallami, Ujë, Pektinë, Acid Citric, Vaj Luledielli, Citrat Natriumi, Aromatizues Natyralë, Vaj Kokosi, Ngjyrues Natyral (Lëng Karrote të Zezë), Dyll Carnauba.