Webber Naturals Melatonin 5mg x 60 Sublingual Tablets
Suplementi Webber Naturals Melatonin 5 mg vjen në një formë sublinguale/ nëngjuhë të melatoninës me përthithje të shpejtë, për të mbështetur gjumin e qetë dhe për të ndihmuar në ruajtjen e ciklit natyral gjumë-zgjim të organizmit.
Kjo tabletë praktike sublinguale tretet shpejt nën gjuhë, duke ndihmuar në promovimin e relaksimit dhe në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të gjumit.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
Melatonina-> Hormon natyral i prodhuar nga gjëndra pineale në tru, i cili luan rol kyç në rregullimin e ciklit gjumë–zgjim (ritmi cirkadian). Në formë suplementi, ajo përdoret për të mbështetur rregullimin e orës së brendshme biologjike të organizmit dhe për të lehtësuar kalimin drejt gjumit.
Në këtë formulim melatonina ndihmon në:
- Rregullimin e ciklit natyral të gjumit, duke sinjalizuar organizmin për kohën e pushimit.
- Përmirësimin e cilësisë së gjumit, veçanërisht në rastet e vështirësive për të fjetur.
- Adaptimin e ritmit biologjik, si në rastet e orareve të parregullta të punës ose udhëtimeve .
- Kontribuon në funksionimin e relaksimit natyral, pa veprim varësues (jo-habit-forming).
Melatonina konsiderohet një rregullator i ritmit cirkadian dhe nuk vepron si sedativ klasik, por si sinjal biologjik që ndihmon trupin të përgatitet për gjumë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në sigurimin e një gjumi të qetë dhe natyral.
- Ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë–zgjim.
- Promovon relaksimin dhe ndihmon në rastet e herëpashershme të pagjumësisë.
- Suplementi vjen në formën e tabletave sublinguale (vendosen nën gjuhë) me përthithje të shpejtë për efekt optimal.
- I përshtatshëm për vegjetarianë, pa OMGJ dhe pa gluten.
Suplementi Webber Naturals Melatonin 5 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të vendosni 1 deri në 2 tableta nën gjuhë 30–60 minuta para gjumit dhe lëreni të tretet plotësisht. Merreni këtë suplement vetëm një herë në ditë, sipas udhëzimit të përshkruar.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredient | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Melatonin |
5 mg | 100 % |
Other Ingredients; Dibasic Calcium Phosphate Dihydrate, Microcrystalline Cellulose, Carbohydrate Gum, Vegetable Grade Magnesium Stearate (Lubricant).